Categories Lajme

Nga Durrësi në Sarandë, nga Korça në Kukës Vlorë, ja si u prit Viti i Ri 2020

Viti  i Ri 2020  është pritur ashtu si çdo vit tjetër me fetime dhe dhe spektakle fishekzjarresh në çdo qytet të Shqipërisë. Të solidarizuar pas  tragjedisë së 26 nëntorit, shqiptarët duket se e kanë festuar ashtu siç i takon, mbylljen e kësaj dekade. Nga Tirana, Kryeqyeti i Shqipërisë, Gjirokastra  dhe  shumë qytete të  tjera në vend është ndjerë atmosfera festive në natën e  ndërrimit të viteve.

Fishekëzjarre dhe koncert muzikor, në Berat Edhe në Berat ka pasur një prezencë të madhe të qytetarëve në Bulevardin qendror të qytetit ku kanë ndjekur shpërthimin e fishekzjarreve si dhe kanë uruar që 2020 të jetë një vit i mbarë.

Qytetarë ndjekin spektaklin e fishekzjarrëve në Vlorë dhe Sarandë

Me qindra qytetarë në qytete të ndryshme të vendit e priten ndërrimin e viteve në sheshe ku edhe ndoqën festivalet e fishekzjarrëve. Edhe në qytetet bregdetare të Vlorës dhe Sarandës qytetarë të shumtë kanë qëndruar për disa orë në shesh ku edhe ishte organizuar një koncert festiv me këngëtar të ftuar, ndërsa me në orën 00:00 kanë ndjekur shpërthimin e fishekzjarrëve.

Si e pritën qytetarët e Fierit 2020

Edhe në qytetin e Fierit qytetarët kanë dalë në shesh ku kanë ndjekur spektaklin e fishekzjarrëve ndërsa për mikrofonin e Fax Neës kanë shprehur urimet më të mira për vitin 2020. Madje njëri prej tyre uroj që të jetë një vit pa gënjeshtra.

Gjirokastër, fishekzjarrët tek kalaja e qytetit

Në Gjirokastër spektakli i fishekzjarrëve është organizuar tek kalaja e qytetit ndërsa të shumtë kanë qenë qytetarët që e kanë ndjekur.

Elbasani me fishekzjarre  Në Elbasan spektakli i fishekzjarreve është organizuar nga Bashkia ndërsa qytetaë të shumtë kanë dalë në mesnatë në shesh për ta ndjekur. Ndërkohë nuk është raportuar për incidente fatmirësisht.

Viti 2020 në qytetin bregdetar të Durrësit Në qytetin e Durrësit Viti i Ri ka ardhur nën klimën e një ngjarjeje e cila ka tronditur jo vetëm atë, por mbarë Shqipërinë, ndërsa qytetarët kanë rigjetur forcën për të pritur fillimin e një dekade të re. Edhe në qytetin bregdetar, nuk kanë munguar fishekzjarret dhe urimet për një vit të mbarë dhe të begatë.

Atmosfera e ndërrimit të viteve në Kukës Temperaturat e ulta nuk i kanë penguar qytetarët e Kukësit të dalin në sheshin që ndodhet në qendër të qytetit për të ndjekur spektaklin e fishekzjarrëve.

Korçarët sfidojnë të ftohtin Në Korçë gjithashtu qytetarët kanë sfiduar temperaturat e ulta dhe kanë dalë në qendër të qytetit për të pritur ndërrimin e viteve, ndërsa kanë ndjekur edhe hedhjen e fishekzjarrëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME