Categories Lajme

Nga hoteli me 5 yje në Barcelonë te Nusreti në Dubai/ Nënkryetari i Bashkisë Tiranë “qejfli” i luksit

Vijon të komentohet ende darka luksoze e ministrave Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku, këshilltarit për media të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga dhe nënkryetarit të bashkisë Tiranë Arbian Mazniku në një prej restoranteve më me emër në Dubai. Teksa vendi po përballet me një valë përmbytjesh në disa zona të tij, qytetarët janë irrituar me sjelljen e përfaqësuesve të mazhorancës, ndërsa nuk kanë munguar reagimet as nga opozita.

Por një prej atyre që tërheq më shumë vëmendjen në videon dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale është nënkryetari i bashkisë Tiranë, i cili edhe më herët ka qenë objekt lajmesh dhe akuzash për qëndrimin e tij në një hotel me 5 yje në Barcelonë. Sipas akuzave të ngritura në 2019 nga opozita dhe jo vetëm në gusht 2019, një natë në hotelin në fjalë kushton 908 euro, ndërsa paratë për numrin dy të bashkisë Tiranë janë paguar nga llogaria e biznesmenit Shkëlqim Fusha, përfitues i disa tenderave publikë në kryeqytet dhe jo vetëm.

“Veliaj dhe Bashkia Tiranë kanë pranuar shkeljen e ligjit, kur kanë pohuar për Zërin e Amerikës se Shkëlqim Fusha, pronari dhe administratori i Fusha shpk ka paguar hotelin 908 euro nata për nënkryetarin Mazniku. Paratë e banorëve të Tiranës shkojnë në buxhetin e bashkisë, dhe nga aty i merr Fusha Shpk. Prokuroria e Tiranës ende nuk ka nisur hetimet për Maznikun, i cili duke pranuar dhuratën e oligarkut që fiton tenderat në bashkinë Tiranë ka shkelur njëkohësisht disa ligje”, shprehej asokohe zëdhënësja e PD, Ina Zhupa më 3 shtator 2019.

Por më 17 dhjetor 2019, Prokuroria e Tiranës iu drejtua gjykatës me kërkesë për pushimin e hetimit ndaj zyrtarëve të lartë të Bashkisë së kryeqytetit. Vendimi për pushim u ndërmor vetëm 3 muaj pas regjistrimit të një procedimi penal me akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit, pas publikimit në media të një fature të paguar nga karta personale e biznesmenit Fusha për llogari të nënkryetarit të Bashkisë, Arbjan Mazniku.

Por ndryshe nga konkluzioni i Prokurorisë, dokumentet hetimore të siguruara nga BIRN ngrinin pikëpyetje të dyfishta mbi seriozitetin e hetimit dhe zyrtarët e përfshirë në këtë çështje, të cilët rezultonin se jo vetëm përfituan qëndrimin në hotel nga Fusha, por përfituan edhe rimbursim për kostot e akomodimit në Barcelonë nga arka e Bashkisë së Tiranës.

Ceremonia e ndarjes së çmimit “European Prize for Public Urban Space” u zhvillua më 20 qershor 2019 në Barcelonë dhe Bashkia e Tiranës u përfaqësua në këtë event nga një delegacion prej 5 vetash. Në të morën pjesë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, nënkryetari Arbjan Mazniku, drejtori i Planifikimit Urban, Ditjon Baboçi, drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, Fatjon Sallaku dhe dy përfaqësues të drejtorisë së Medias, Denis Dedej dhe Luis Tanushi. Drejt Barcelonës udhëtuan më 19 qershor edhe biznesmeni Fusha dhe djali i tij, me ftesë të projektuesit belg të sheshit “Skënderbej”.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj u akomodua në hotelin “Alma Barcelona” nga organizatorët e eventit, dokumentet tregojnë se Mazniku e Baboçi zgjodhën të qëndrojnë në të njëjtin hotel me kryetarin falë bujarisë së biznesmenit Fusha, i cili e pagoi faturën e qëndrimit të tyre për dy netë me një vlerë prej 1816 euro në total.

Në dëshmitë e tyre për Prokurorinë, Mazniku dhe Baboçi në njërën anë dhe biznesmeni Fusha në anën tjetër dhanë deklarime kontradiktore për rrethanat e pagesës së hotelit nga ky i fundit. Por në kërkesën e Prokurorisë, dëshmia e biznesmenit Fusha konsiderohet si “versioni zyrtar” i historisë, duke shkarkuar nga përgjegjësia zyrtarët e kallëzuar. Mazniku dhe Baboçi pretenduan gjithashtu para Prokurorisë se ia kthyen paratë e hotelit Fushës në cash, pas mbërritjes së tyre në Tiranë. Një ditë më parë, restoranti i famshëm në Dubai publikoi një video në rrjetet sociale ku shihej edhe tavolina e delegacionit shqiptar. Postimi u fshi më pas por ishte shumë vonë pasi ajo bëri menjëherë xhiron e rrjetit në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME