Categories Lajme

Nga jugu në veri, harta e NASA-s zbardh situatën me zjarret në Shqipëri

Gjatë tre javëve të fundit Shqipëria është përballur me një numër të madh zjarresh, nga jugu në veri duke djegur hapësira të mëdha pyjesh dhe shkurresh në të gjithë vendin.

Fillimisht zjarret nisën rrezikshëm në zonën e Karaburunit në Vlorë, ndërsa vatra u zgjerua duke detyruar autoritetet që të ndërhyjnë edhe me helikopter. Por si ndryshoi situata me zjarret në vend dhe ku ishin ato me intensive?

Një hartë satelitore e përditësuar nga NASA tregon se vatra më problematike fillimisht ishte ajo e Karaburunit duke djegur dhjetëra hektarë pyje dhe shkurre. Zjarret në Karaburun dhe zonat malore përreth filluan nga fundi i Korrikut duke ardhur në tkurrje gjatë fillimit të gushtit.

Data 1 gusht

Ndërkohë, zjarri në fshatrat e Gjirokastrës nuk duket të ketë qenë me një intensitet të madh, megjithatë aty u shënua edhe viktima e parë nga flakët në Shqipëri.


Data 3 gusht

Me kalimin e ditëve, pikërisht në datat 6-7 gusht në hartë shfaqet një njollë e madhe e kuqe në zonën e Korçës, ku aty flakët po ashtu dogjën hapësira të mëdha.


Data 5 gusht

Situata më e rrezikshme fillon në datat 8-9 gusht në veri të vendit, fillimisht në malin ku ndodhet tuneli i Kalimashit si edhe në zonat përreth Kukësit.

Data 7 gusht

Sipas hartës së NASA-s vatrat vijojnë të jenë aktive edhe tani, ndërsa autoritetet vendase konfirmojnë vënien e tyre nën kontroll.

Data 10 gusht

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME