Qytetarët shqiptarë nuk do të paguajnë më shtesë për tarifat Roaming, kur dalin nga vendi. Sipas vendimit të marrë, kjo hynë në fuqi nga nesër, me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kjo do të thotë se qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës do të mund përdorin shërbimin roaming në rajon me të njëjtat tarifa si në vendin e tyre, pra pa qenë nevoja të paguajnë tarifa shtesë.
Kjo marrëveshje nuk përfshin internetin. Tarifa roaming është një detyrim financiar që paguan çdo qytetar që komunikon në një vend të tjetër nga ku është klient i kompanisë telefonike.