Categories Lajme

“Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës nuk presim reflektim” Presidenca reagon ndaj Dvoranit: Do bashkëpunojmë me prokurorinë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi lidhur me deklaratat e sotme të kreut te KED-së, Ardian Dvorani i cili i quajti filma me metrazh të shkurtër apo të gjatë videot e paralajmëruara nga kreu i shtetit.

“Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik.

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend.
Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë.” thuhet ne njoftimin shperndare mediave.

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani u paraqit sot në prokurorinë e Tiranës ku për më shumë se dy orë dha dëshminë e tij në lidhje me kallëzimin e Kreut të Shtetit. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka paditur Dvoranin për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim të kompetencave’ në rastin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese. Në një prononcim për mediat Dvorani tha se personat që kanë përgjegjësi kushtetuese dhe publike duhet të mos merren me filma me metrazh të shkurtër apo të gjatë, por t’i dërgojnë ato në prokurori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME