Categories Kuriozitete, Lajme

Nga një njeri që nuk kishte para as të blinte bukë, sot është biznesmen/ Kjo është mënyra se si u bë i pasur

Drew Goodall është një biznesmen që ka një histori që është e vështirë për t’u besuar. E themi këtë, pasi nga një njeri i pastrehë Goodall sot është siç thamë edhe më lart një njeri që ka miliona.

Ai sikur ëndërronte të bëhej aktor, por karriera e tij në këtë profesion kishte prekur fundin aq sa ai nuk kishte para që të paguante qiranë e një vendi, ku mund të fuste kokën. Me kalimin e kohës ai u bë i pastrehë dhe nuk kishte para as për të blerë bukë.

Por, pas shumë vitesh sot ai është drejtor i kompanisë “Sunshine Shoeshine”, një kompani e pastrimit të këpucëve, me fitim vjetor prej 250,000 pound.

Ai punëson vetëm njerëz të pastrehë në biznesin e tij, me qëllim që të largojë njerëzit nga rruga. Por si arriti ai ta ndryshonte jetën e tij?

Drew Goodall tregon se gjithçka ndryshoi kur një njeri i zgjati dorën dhe i ofroi një punë. Njeriu në fjalë i tregoi për disa njerëz që punonin në qendër të qytetit të Londrës, të cilët pastronin këpucët e njerëzve që kalonin në rrugë.

Gjithçka ndryshoi kur njëri prej punëtorëve të rregullt në kompani i ofroi një vend pune në zyrën e tij.

Kështu ai kishte një pagë të mirë dhe e largoi veten nga rruga. Pas kësaj periudhe me kalimin e viteve ai hapi një kompani të tijën dhe tani mund të ndihmojë edhe njerëzit e varfër .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME