Categories Lajme

Nga sot ata që do të japin apartamente me qira në Booking, do të paguajnë 20% TVSH mbi komisionin

Nisur nga sot, 1 nëntor, bizneset që japin prona me qira në Booking nëse nuk kanë deklaruar NIPTin dhe të regjistroheshin si subjekte të TVSH-së do tu mbahet TVSH 20% mbi komisionin që booking ju mban për dhomat, apartamentet apo vilat që lëshojnë me qira. Kjo lëvizje vjen pas zbulimit të informalitetit të lartë në turizëm, ku me qindra apartamente, dhoma, vila apo shtëpi jepen me qira në Booking apo AirBnB dhe qeveria po merr masa për të formalizuar sektorin.

Boooking njoftoi përmes një email-i të gjitha subjektet që përdorin këtë platformë që duhet të regjistrohen dhe të vendosin në dispozicion të Booking NIPT-in e tyre brenda 31 tetorit, si dhe të regjistrohen si subjekte të TVSH-së. Në të kundërt, bizneseve që nuk kanë bërë deklarimin, prej ditës së sotme do t’iu nisë mbajtja 20% TVSH, mbi komisionin që ata paguajnë për pronën që japin me qira.

Komisioni që ju mban booking për apartamentin apo dhomën që japin me qira varion, nga 12% deri 18% por në shumicën e rasteve aplikohet tarifa 17% dhe 18%. Mbi këtë komision që paguajnë do tu mbahet edhe TVSH-ja 20%. Tashmë këto subjekte ose do të detyrohen të pajisen me NIPT dhe më pas të marrin kategorizimin për strukturën akomoduese dhe të përfitojnë TVSH 6%, ose do të vazhdojnë si tani ku Booking ju merr TVSH mbi komisionin si dhe do të paguajnë tatimin mbi të ardhurat e tyre 15%.

Por edhe përmes kësaj skeme nuk do të arrihet formalizimi i plotë i sektorit pasi, shumë subjekte japin shtëpi apo apartamente me qira nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook dhe Instagram. Regjistrimi i këtyre strukturave sipas ekspertëve është e domosdoshme pasi, ata qarkullojnë shumë të ardhura në informalitet dhe nuk kontribuojnë në buxhet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacion në Sarandë, lëvizte i armatosur në qytet, prangoset 30-vjeçari nga Vlora

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ambasadori i SHBA-së në NATO vizitë në Shqipëri, ambasada amerikane në Tiranë: Vlerësojmë dhe mbrojmë vlerat tona të përbashkëta

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka mirëpritur Ambasadorint e SHBA-së në NATO, Matthew…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Qeveria miraton masën e indeksimit për pensionet, ja si do të llogaritet

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve në vlerën 6.4 përqind. Vendimi aplikohet për llogaritjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandal \ “Qenef, hale pa dyer, gjarpërinj, na hoqën mendjen!”/ Korreshi denoncon gjendjen e shkollave në Lushnjë: Kjo është situata me të cilën përballen kalamajtë!

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen alarmante të shkollave në fshatrat e Lushnjës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME