Categories Lajme

Nga sot Shqipëria do të mbyllet në orën 20:00, rregullat anti-covid që u vendosën

Nga sot, gjimnazistët do të jenë të detyruar që orët e mësimit t’i ndjekin online nga shtëpia. Pas universiteteve, Komiteti i Ekspertëve ka marrë vendimin që të mbyllë edhe shkollat e mesme në ato qytete ku shkalla e infeksionit është më e lartë. Kështu, gjimnazistët në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnjë, Pogradec dhe Kamzë do t’i zhvillojnë orët e mësimit online.

Nga ky vendim nuk përjashtohen as maturantët. Prej fundit të vitit që shkoi, Qeveria dhe Komiteti i Ekspertëve kishte vendosur që mësimi në shkollat e mesme të bëhej i alternuar, pra, dy ditë në shkollë dhe tre ditë në shtëpi, por nga kjo skemë maturantët ishin lënë jashtë. Kjo jo pa qëllim, duke pasur parasysh ngarkesën dhe përgatitjen që nevojitet për të kaluar pragun e maturës.

Nga ana tjetër, kufizime të reja janë caktuar edhe për lëvizjen. Ashtu siç ishte paralajmëruar, qarkullimi do të jetë i ndaluar pas orës 20:00 të mbrëmjes.

Kjo vlen jo vetëm për automjetet, por edhe qytetarët si edhe baret dhe restorantet, që po ashtu do të detyrohen të mbyllin aktivitetin pas kësaj ore. Këto kufizime do të qëndrojnë në fuqi deri në datën 25 shkurt, pra, për një periudhë 2-javore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME