Categories Lajme

Nga Tirana në Vlorë, këto janë qytetet me cilësinë më të keqe të naftës

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka bërë një analizë vitin e kaluar, (2018), ku janë evidentuar zonat me mostrat e karburantit jashtë standardeve në gjithë territorin e vendit.

Raporti i KLSH, bazohet te kontrollet e ushtruara nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial në subjektet tregtuese me pakicë të karburanteve.

ISHTI ka kryer një numër të konsiderueshëm inspektimesh, të cilat janë rritur nga viti në vit: 6641 inspektime për 2015:, në vitin 2016 janë kryer 7561 inspektime duke arritur numrin më të lartë 10,887 në vitin 2017.

Zonat më problematike, të cilat kanë numrin më të lartë të mostrave me tregues jashtë standardit janë Tiranë-Durrës-Elbasan dhe Fier-Vlorë-Berat.

Përgjatë kësaj periudhe sipas KLSH, janë vendosur penalitete sipas viteve 2015, 2016 dhe 2017 përkatësisht: 271, 257 dhe 76 gjoba, të cilat ndjekin trendin e uljes së subjekteve me tregues të mostrave jashtë standardeve të cilësisë, ku arkëtimi i tyre vjen në rritje, megjithëse ngelet problematik arkëtimi vullnetar i vlerës së gjobave.

Ndërkohë që në analizën e vet Kontrolli i Lartë i Shtetit konkludon se numri dhe cilësia e inspektimeve është e mangët, pasi vetë Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka mungesa në infrastrukturën e nevojshme (makina, karburant, pajisje kompjuterike dhe internet), si dhe të zyrave rajonale, për kryerjen e inspektimeve fizike dhe atyre on-line.

Po ashtu ka problematika në organizimin e inspektorëve sipas sektorëve dhe shpërndarjen e formimit profesional të tyre në këta sektorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME