Categories Lajme

Nga Topalli, Patozi, Murrizi deri te Nisma Thurrje/ Ja sa vota kanë marrë deri më tani

Në garën e 25 prillit nuk ishin vetëm PS, PD dhe LSI, por dhe 9 parti të tjera. Rezultatet paraprake kanë zbuluar dhe përkrahjen që kanë marrë partitë e vogla në këto zgjedhje dhe kandidatët e pavarur më 25 prill.

Ajo që bie në sy nga numërimi i 2539 Qendrave të votimit në të gjithë vendin është faktin se ”Nisma Thurje” është partia që ka marrë më shumë vota nga partitë e vogla që garojnë në këto zgjedhje parlamentare. ”Nisma Thurje” ka marrë në rang vendi sipas rezultatit paraprak të KQZ, 3670 vota, me një përqindje 0.61% në total.

Partia e dytë ndër të vegjlit që synojnë të kalojnë pragun 1 % është Bindja Demokratike e Astrit Patozit, e cila ka siguruar 3653 vota. Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit renditet e treta me 3463 vota në shkallë vendi. Myslim Murrizi me Lëvizjen Demokratike Shqiptare ka marrë nga numërimi I gjysmave të kutive vetëm 2143 vota.

Kandidatët e pavarur të mbështetur nga Vetëvendosja dhe Elton Debreshi i minatorëve, figurojnë me një përkrahje të ulët sipas rezultateve paraprake.

Rezultati paraprak në 2539 QV të numëruara

NTH-3670 0.61 %

BD-3653 0.50 %

L N-3463 0.47 %

PLDSH-2143 0.29 %

TË PAVARURIT E MBËSHTETUR NGA VV

Elton Debreshi 500-0 .01 %

Boiken Abazi 882-0.07 %

Iljaz Shehu 192-0.12 % .

Kreshnik Merxhani 80-0.03 %

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME