Categories Lajme

Nga trafiku ndërkombëtar e…. historitë e grave nga qelit

Historia e dy vajzave të reja që vuajnë dënimin në burgun ‘Ali Demi’ janë bërë sot pjesë e emisionit ‘Dritare me Rudinën’. Dori, teksa qëndron përballë Rudina Xhungës dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj tregon se është dënuar me 10 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. Ajo ka pyetur në lidhje me faktin nëse ka mundësi që të përfitojë amnisti.

Ndërkohë, Gjonaj pohoi se asnjë person i dënuar me këtë vepër penale nuk përfiton amnisti. Ndërkohë, një tjetër shoqe e saj, e cila është dënuar po ashtu me 10 vite burg për trafik droge, pohon se burrat dënohen më pak sesa gratë, edhe kur bëhet fjalë për të njëjtat vepra penale.

HISTORIA 1

Xhunga: Si të quajnë?

E dënuara: Më quajnë Dori

Xhunga: S’po të pyes ça ke bërë, se e bëra këtë gabim me Evën…

E dënuara: Ajo është më e vogla. Unë jam dënuar 10 vite,. më ka ngelur dhe një vit e gjysmë. Dua të pyes për amnistinë. Gratë që u kanë ngelur më pak se 2 vite, në lajme pamë se amnistia do të nis me dy 2 vite. Unë përshembull jam dënuar për kanabis, transport ndërkombëtar…Jam dënuar me 10 vjet.

 

Xhunga: Më vjen keq kur dëgjoj këtë gjë…

Gjonaj: Po është krim, vepër penale. Këto lloj veprash nuk amnistohen. Ato vepra penale, janë ato subjekte, që u kanë mbetur 3 vjet nga vuajtja e dënimit. Do të amnistohen ato gra që janë dënuar që kanë mbushur kriterin e moshës 55 vjeç. Pra mos të jenë ato vepra penale që janë ndaluar për t’u amnistuar. Krimet kundër jetës, seksuale, apo dhe trafik të lëndëve narkotike. Pavarësisht sesa mbeten të pavuajtura.

HISTORIA 2

E dënuara: Si ka mundësi që amnistinë e marrin më lehtë burrat. Sjellja e Dorit është shumë e mirë dhe ka bërë 6 vite burg, ndërsa burrat dënohen më pak. Unë isha një ndër ata adoleshent që bëra një gabim të vogël dhe përfundova tek ata hekurave. Ndonëse mendova se provimi i matematikës do ishte gjëja më e vështirë që do kaloja, u dënova me 10 vite burg për trafik droge. Një shoqja ime u lirua me kusht. Unë jam ajo viktima e besimit të tepërt.

Xhunga: Kush të tha që ta bëjë këtë vepër?

E dënuara: Po më thanë disa, që është histori e gjatë. Për të gjitha gratë që janë këtu, ato kanë edhe diçka tjetër që e kanë si peng. Ato punojnë çdo muaj, dhe marrin vetëm 3 ditë e 9 orë në muaj. Nuk paguhen. Marrin shumë pak. Duhet të bëhet diçka më shumë për to.

Emisioni ‘Dritare me Rudinën’ këtë Krishtlindje ishte në burgun e grave në “Ali Dem”. Në mesin e të dënuarave ishte edhe Eva, 19-vjeçarja e dënuar për dy vite burg me akuzën vjedhje me dhunë.

 

 

Ajo tha për ‘Dritare me Rudinën” se, ishte vetëm 17 vjeç kur vodhi një celular dhe u dënua me dy vite burg.

“Përshëndetje më quajnë Eva, jam 19 vjeç. Kam bërë vjedhje me dhunë. Kam qenë me shoqërinë. Isha adoleshente, vodha një celular kur isha 17 vjeç. Ushtrova dhunë psikologjike. Thjesht ka pasur dhimbje koke dhe e kanë quajtur dhunë Të gjithë u dënuam, edhe 24 ditë dal. Do jem pranë familjes sime, do shkoj në shkollë. Ju uroj të gjithave këtu liri sa më të shpejt”, tha ajo.

Xhunga: Ça i bën një burg të miturave?

Gjonaj: Ne jemi munduar shumë dhe me reformën që kemi ndërmarrë. Që të kemi masa të tjera. Në institucionet që mbajnë të mitur, në at të Kavajës, por edhe në burgun e grave, kemi kërkuar trajtim ndryshe për ta. Sa i përket institucionit të grave, nga informacionet që kam marrë, për veprat penale, një pjesë e mirë e tyre vijnë nga familje që kanë kaluar një traumë, një dhunë të bashkëshorti. Që është reflektuar edhe në kundërveprim.

Xhunga: Kur një grua vret, vret si një burrë….
Gjonaj:Ne e dimë se sa komplekse janë rastet e dhunës në familje, rastet kur gratë vrasin. Nuk është e justifikueshme, pasi është vepër që nuk amnistohet. Dhuna dhe krimi seksual nuk do të amnistohet. Nuk do të gjejnë asnjë vend edhe rastet e dhunës në familje. Gratë që kanë ardhur në këtë institucion, janë gra dhe nëna. Me gjithë trajtimin që i ofrohet këtyre grave, e bën që ambienti mos të ketë ndikim. Pra që Eva mos ta përsëris krimin dhe t’i rikthehet jetës, duke mësuar një zanat.

Xhunga: Ky burgu mes pallateve kaq i vjetër..mendova se do kishte një zgjidhje tjetër….

Gjonaj: Si infrastrukturë lë për të dëshiruar. Kemi menduar që të bëjmë një rindërtim të këtij burgu. Në mastër planin tonë, kemi menduar se institucioni i vuajtjes së dënimit të grave, të jetë më bashkëkohor.

***

“Isha e varfër ndaj më dënuan 20 vite për mashtrim”

“Jam arrestuar 24 vjeçe dhe jam dënuar me 20 vite burg nga gjykata për mashtrim”. Kështu e nis rrëfimin nga burgu i grave në “Ali Demi”, një tjetër vajzë e re që pas ndryshimeve në ligj, mori një tjetër dënim, disi më lehtësues por sërish i rëndë.

Në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24 ajo rrëfen se Apeli e dënoi me 10 vite dhe tani i kanë mbetur më pak se gjysma për të vuajtur. Vajza kërkon një përgjigje përse nuk mund të ketë rrethana lehtësuese për të, për shkak të moshës dhe të mos e kalojë rininë në burg, kur këmbëngul se është dënuar nga prokurorë e gjyqtarë të korruptuar.

“Faleminderit që na nderuat me ardhjen tuaj. Dëgjova edhe pjesën e vetingut. Është vërtët për të ardhur keq se ne jemi dënuar nga ata që janë larguar. U votua ligji në parlament, dhe mashtrimi u la për 5 deri në 10 vjet. Prapë apeli më la dënimin maksimal 10 vite. Për mua si vajzë e re nuk kishte asnjë lehtësim? Ne vijmë nga familje shumë të varfra. Ata që na kanë dënuar ne, janë vërtetë shumë të korruptuar. Mua nuk më kanë kërkuar para sepse e dinin se isha shumë e varfër, prindërit në pension. Mos të ndryshohej neni si mund të bëja unë 20 vite burg. Unë isha 24 vjeçe kur u dënova. Tani kam edhe 4 vjet e 8 muaj për të vuajtur. Ai personi që pretendon se e kam mashtruar është shumë më i fuqishëm se mua, ndaj unë qëndroj këtu”, tha vajza.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME