Categories Lajme

Nga tubimet tek zgjedhjet, flet Rakacolli: Kur mund të hiqet ora policore

Mira Rakacolli ka qenë ditën e sotme e ftuar në një emsion televiziv ku dh ka shpjeguar vendimet e marra nga Komiteti I Ekspertëve por edhe situatën epidemiologjike në vend.

Për ABC Rakacolliu shprehet, “Për neve gjithmonë prevalon shëndeti.  Pra është si duhet shëndeti dhe pastaj në varësi të masave që propozohen në mbrojtje të shëndetit, funksionojnë të gjitha aktivitetet e tjera”.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për rishikimin e elementit të përkohshmërisë në Urdhrin 633/2020, që ndalon tubimet dhe grumbullimet me mbi 10 veta dhe si rrjedhojë, zëvendësimit të togfjalëshit “deri në një urdhër të dytë” me “deri në 25 mars”, kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, tregon se çdo të ndodhë më tej, me përfundimin e këtij afati.

Përderisa është vendimi i Gjykatës Kushtetuese patjetër që është detyrim zbatues. Ne do të shprehemi gjithmonë për afatin në lidhjen me numrin e personave që mund të grumbullohen sipas situatës epidemiologjike në vend” tha ajo.

Rakacolli shpjegon gjithashtu nëse do të lejohen grumbullimet në kuadër të fushatës, nëse situata epidemiologjike do të paraqitet e ngjashme me aktualen.

Në rast se situata epidemiologjike është kjo që është sot, indikatorët tregojnë që nuk duhet në asnjë mënyrë që të zgjerohet numri i personave që  marrin pjesë në një aktivitet së bashku, të çfarëdo lloji qoftë ky aktivitet. Kjo nuk ka të bëjë me tematikën e aktivitetit, por ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit”.

Naë kuadër të zgjedhjeve Rakacolli mohon faktin se procesi i votimit mund të përbëjë një risk shtesë për shëndetin e njerëzve.

Gjatë procesit të votimit, është e mundur që të merren të gjitha masat, që parashikon ato rregullat e shëndetit publik që të mos ketë mundësira infeksioni.

Pra, ambientet, numri i njerëzve që do të jenë brenda në një hapësirë të bollshme për atë numër njerëzish që do të jenë aty, vendosja e rregullit të qytetarit që do të votojë, është e menduar mirë dhe është e mundur deri në detaj, dhe është krejtësisht e mundshme që njerëzit të gjithë ata që dëshirojnë dhe është mirë, që të gjithë e kemi detyrë qytetare që të marrim pjesë në votime, të mos riskohen nga ky proces, të mos riskohen më tepër se sa riskojnë në jetën e përditshme” tha Rakacolli.

Ndërsa në përditësimet Covid-19 vërehet një rënie e numrit të infektuarve, Rakacolli tregon nëse kjo do të sjellë rishikimin e masave dhe heqjen e orës policore.

Padyshim që të gjitha masat janë në varësi të numrave  dhe të indiktorëve që monitorojnë situatën. Është numri i rasteve të reja ditore, pozitiviteti i testimeve të bëra, numri i të shtruarve në spital, numri atyre që janë në kujdes intensive, që është shumë e rëndësishme dhe numri i jetëve të humbura.

Ndërthurja e këtyre indikatorëve, na sugjeron ne nivelin e masave që duhen për ti mbajtur të kontrolluar këto indikatorë. Masat janë gjithmonë në përputhje me indikatorët dhe me hetimin epidemiologjik, që ka shumë elementë, por një nga elementët është gjetja e vendeve ku kanë ndodhur infeksionet.

Kjo është arsyeja që u vendos ora policore deri në orën 20.00 nga ora 22.00 që ishte më përpara, sepse u pa që një pjesë e mirë e infeksioneve është marrë në restorante pas orës 20.00. Pra në varësi të këtyre do të jenë edhe masat. Kështu që mund të qëndrojnë në këtë nivel, mund të lirohen, të shpresojmë shumë, por nëse situata përkeqësohet mund edhe të shtrëngohet” përfundoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME