Categories Lajme

Nga Venezuela dhe Kolumbia prostitucion në Durrës, arrestohen dy vajza

Zbulohet një ‘fole’ prostitucioni në Durrës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetaset Nelsabeth Torres, 34 vjeçe, banuese në Venezuelë dhe Ana Alvarez, 24 vjeçe, banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, të cilat dyshohet se e kishin marrë me qira apartamentin, për ushtrim prostitucioni.

Po ashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit M. A., A. A. dhe D. T.

NJOFTIMI I POLICISE:

Durrës/Hetime intensive në vijim dhe kontrolle në ambiente të ndryshme, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “STORM 7”.

Zbulohet në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetaset e huaja që e kishin marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim.

Sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, për një periudhë trejavore, në drejtimin e Prokurorisë, u organizua dhe u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “STORM 7”.

Si rezultat i hetimeve:
-u zbulua në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion;
-u arrestuan në flagrancë shtetaset N. T., 34 vjeçe, banuese në Venezuelë dhe A. A., 24 vjeçe, banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, të cilat dyshohet se e kishin marrë me qira apartamentin, për ushtrim prostitucioni.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit M. A., A. A. dhe D. T. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 6 celularë dhe dokumente identifikimi të shtetaseve të arrestuara. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditet baza e armatimeve të organizatës kriminale të drogës, arrestohen shqiptari dhe partnerja e tij

Baza e një organizate kriminale shqipfolëse është goditur nga policia italiane gjatë një aksioni në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

8 shqiptarë arrestohen në Spanjë, akuzohen për trafik dhe kultivim droge

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar shkatërruar një bandë shqiptare, e cila merrej me kultivim dhe shpërndarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndaluan në Serbi me simbolet e ‘Shqipërisë së Madhe’, ja çfarë do të ndodhë me 4 shqiptarët

4 shqiptarët e arrestuar në Serbi, pasi akuzohen për nxitje të urrejtjes dhe tolerancës kombëtare,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U kallëzua nga ish-bashkëshorti se braktisi tre fëmijët, procedohet penalisht 30-vjeçarja në Lezhë

Një 30-vjeçare është proceduar penalisht në Lezhë pasi u kallëzua nga ish-bashkëshorti i saj, se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

Policia e Beratit bën me dije sot në 27 mars se ka arrestuar një 39-vjeçar.…

LEXO ME SHUME