Categories Lajme

U ndaluan në Serbi me simbolet e ‘Shqipërisë së Madhe’, ja çfarë do të ndodhë me 4 shqiptarët

4 shqiptarët e arrestuar në Serbi, pasi akuzohen për nxitje të urrejtjes dhe tolerancës kombëtare, pasi përdorën simbole të Shqipërisë së Madhe, pritet të lirohen. Lajmi është bërë i ditur nga socialisti Taulant Balla. Ky i fundit sqaroi se pritet që ata të lirohen menjëherë, ndërsa hetimet ndaj tyre do të vijojnë në gjendje të lirë.

Rasti ka tërhequr vëmendje pas arrestimit të katër shqiptarëve nga autoritetet serbe, të cilët akuzohen për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”, një vepër penale e parashikuar në legjislacionin e vendit. Sipas njoftimeve zyrtare, në pranga kanë përfunduar katër persona të moshave të ndryshme, të identifikuar me inicialet A. S., E. V., E. G. dhe A. C.

Ngjarja lidhet me publikimin e një videoje në rrjetet sociale, ku ata shfaqen duke udhëtuar me automjet në një autostradë në Serbi, ndërsa mbanin veshje me mbishkrime nacionaliste dhe, sipas autoriteteve serbe, përdornin gjuhë fyese ndaj shtetit serb. Po ashtu, pretendohet se në video janë shfaqur edhe simbole që lidhen me idenë e “Shqipërisë së Madhe”.

Sipas palës serbe, rrethanë rënduese konsiderohet edhe fakti që videoja është publikuar në një datë përkujtimore të fillimit të bombardimeve të NATO-s, duke e bërë çështjen më sensitive në aspektin simbolik dhe politik.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME