Categories Lajme

Nga Vullnet Sinaj, së bashku kafen me Resmi Binajn

Nga Vullnet Sinaj.

Me kënaqësi pranova ftesën për të pirë së bashku kafen e mëngjesit me Resmi Binajn, një burrë fisnik e kurajoz me origjinë nga Sevasteri.  Resmiu prej vitesh ka mbetur i paralizuar, ka statusin e paraplegjikut, por vështirësitë e jetës nuk e kanë përkulur.

Juristët e zyrës sonë në Vlorë e kanë ndihmuar Resmiun me procedurat për përfitimin e pagesës së paaftësisë për punë. Rasti i tij dhe shumë të tjerëve si ai, na apelon si shoqëri të jemi më të ndjeshëm e të kujdesshëm ndaj kësaj kategorie shoqërore.

Por, mbi të gjitha apelon ndaj institucioneve të kujdesit shëndetësor të kenë një vëmendje të shtuar ndaj të gjithë anëtarëve të komunitetit që kanë nevojë më shumë se të tjerët për dorën e zgjatur të shtetit. Ka nevojë për reforma lehtësuese, në mënyrë që procedura e komisionimit të invalidëve me status të thjeshtëzohet.

Aktualisht, Komisionet Mjekësore të Caktimit të Aftesisë për Punë u kërkojnë invalidëve si Resmiu të paraqiten fizikisht çdo 2 vite në Tiranë. Do të përpiqem që të bëj ndërgjegjësimin se afati i rikomisionimit duhet ndryshuar, të paktën nga 2 në çdo 4 vite.

Gjithashtu, apeli shkon edhe për Shërbimin Social Shtetëror, i cili duhet të jetë më afër kësaj kategorie me vizita periodike dhe kujdes të shtuar. Solidariteti social nuk është thjesht një shtyllë programore, por qëndron në themel të filozofisë së të majtës. Por, mbi të gjitha solidariteti dhe ndihma qëndrojnë në krye të çdo akti njerëzor.  Bashkë jemi më të fortë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME