Categories Lajme

Ngeci në grykëderdhjen e Vjosës me velierë dhe u shpëtua nga Policia, turisti gjerman braktis mjetin

Një turist gjerman i cili ngeci me velirën e tij disa më parë në lumin e Vjosës, ka braktisur mjetin, pasi po qëndron ende në grykëderdhjen e lumit dhe pse u tha se mjeti do të lëvizej drejt portit të Vlorës.

Ngjarja ndodhi më 11 mars, ku shtetasi gjerman kishte humbur kontaktet me familjarët për shkak të motit të keq. Efetivët e Forcës Detare Vlorë bënë të mundur shpëtimin e turistit të huaj, i cili ishte nisur ng Korfuzi, me destinacion Slloveninë.

“DVKM Vlorë/Operacion kërkim-shpëtimi i finalizuar me sukses, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe zyrës homologe të Interpolit në Gjermani. Policia Kufitare e Vlorës i erdhi në ndihmë një shtetasi gjerman, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët, pasi kishte probleme me drejtimin e velieres në ujërat detare shqiptare, për shkak të motit të keq.Mjeti lundrues u lokalizua në grykëderdhje të lumit Vjosë, i ngecur në cekëtinë.

Pas marrjes së njoftimit nga Interpol Tirana, në kuadër të shkëmbimit të informacionit me zyrën homologe të Interpolit në Gjermani, se një shtetas gjerman, i cili ishte nisur me mjet lundrues veliere, nga Korfuzi në drejtim të Sllovenisë, kishte humbur kontaktet me familjarët e tij, gjatë drejtimit të mjetit lundrues në ujërat detare të Shqipërisë, menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë organizuar punën për kërkimin e mjetit lundrues dhe shpëtimin e shtetasit që e drejtonte atë.

Pas disa orësh kërkime, u bë i mundur lokalizimi i mjetit lundrues në cekëtinë, në grykëderdhje të lumit Vjosë, së bashku me kapitenin, të cilit iu dha ndihma e parë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Në bashkëpunim me operatorët privat po bashkëpunohet për të bërë të mundur tërheqjen e mjetit lundrues nga cekëtina e grykëderdhjes së lumit Vjosë, për ta transportuar në portin e Vlorës.

Policia Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht për të krijuar një ambient sa më të sigurtë, për qytetarët dhe për vizitorët, si dhe për t’iu ardhur në ndihmë atyre, në rast nevoje”, njoftoi Policia më 11 mars.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME