Categories Showbiz

Ngel shtatzënë 19-vjeç por nuk i tregon të atit dhe niset për Itali, lajmin e merr nga i dashuri i saj

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një vajzë me emrin Besi e cila ka rrëfyer historinë e saj të jetës. Besi tregon se gjithmonë ka pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me babain e saj dhe ishte mjaft e lirshme për t’i treguar çdo gjë që i ndodhte asaj në jetë.

Ajo është dashuruar me bashkëshortin që ka kur ishte 18 vjeç kurse ai ishte 22 vjeç dhe vendosën që të krijojnë një familje. Ajo ngeli shtatzënë në moshën 19 vjeç, por e kishte shumë të vështirë t’ja tregonte të atit këtë gjë sepse ishte një familje tradicionale, duhet të bëheshin gjërat hap pas hapi dhe kishte dhe shkollën.

“E kisha shumë të vështirë t’ja thosha babit se isha shtatzënë sepse ishte familja tradicionale, duhet të bëheshin gjërat hap pas hapi, duhet të mbaroja shkollën, të bëja një dasmë, duhet të bëja një fëmijë, por unë i nisa gjërat pak mbrapsht. U nisa për në Itali pa e ditur babi se isha shtatzënë.

Ika në Itali, bashkëshorti im pritej që të nisej për Itali mbrapa meje dhe ia lashë atij detyrën që ishte më e vështirë për mua por detyra më e bukur që do i jepte lajmin që do bëhej gjysh. Babi u gëzua shumë sepse ishte lajmi më i bukur që mund t’i vinte pavarësisht gjithçkaje, por më erdhi keq që nuk ia dhashë unë atë lajm”, është shprehur Besi e cila ka vendosur të surprizojë të atin në emision. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME