Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Mirditë mbrëmjen e sotme ku vëlla e motër mbetën të vr arë në derë të shtëpisë.
Sipas policisë ka qenë ish- bashkëshorti i vajzës së ndjerë që ka kryer k rimin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Informacion paraprak:
Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vr arë me ar më z jarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë që lluar me ar më zj arri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas kr imit është larguar menjehërë nga vendngjarja.
Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor. Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Re nea dhe FNSH e Shkodrës. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe a rrestimin e autorit./Top Channel
