Categories Lajme

Ngjarja e rëndë/ Plumb në kokë pas sherrit banal në Athinë, shqiptari sapo kishte dalë nga burgu, si ndodhi ngjarja

Një sherr me arsye banale ka ndodhur në Greqi ku një shqiptar është plagosur me një plumb në kokë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Menidi të Athinës. Fillimisht, të shtunën e kaluar, shqiptari ka shkuar në një festë në këtë lagje në momentin që po mblidheshin karriget.

Aty papritur ka filluar një sherr mes tij dhe dy personave të tjerë. Në sherr ka hyrë dhe një 35-vjeçar grek, i punësuar në një dyqan akulloresh i cili ka goditur në fytyrë shqiptarin.

Të shtunën u mendua se sherri përfundoi aty, por në orët e para të ditës së sotme, shqiptari ka shkuar i armatosur në të njëjtin vend duke hapur zjarr ndaj 35-vjecarit grek dhe duke e plagosur në këmbë.

Duke u larguar, shtetasi shqiptar është përplasur me një kalimtar duke i rënë arma nga dora. Armën ka arritur ta marrë 35 vjeçari grek i cili ka hapur zjarr ndaj shqiptarit duke e plagosur rëndë në kokë. Të dy janë transportuar në spital, ku greku është në gjendje të mirë ndërsa shqiptari është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Shqiptari, me origjinë nga Fieri, rezulton person me precedentë të rëndë penal dhe ka dalë së fundmi nga burgu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi për vdekje 65-vjeçarin teksa lëvizte me motor, plagoset edhe vetë inspektori policisë…

AMP ka arrestuar punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë…

LEXO ME SHUME