Një adoleshent ka mbërritur i plagosur në Spitalin Rajonal të Fierit pas një konflikti mes disa të rinjve diten e djeshme.
Sipas njoftimit të policisë, 16-vjeçari ka pësuar plagë të lehta nga një thikë, e cila dyshohet të jetë përdorur gjatë sherrit. Sakaq, autoritetet janë duke hetuar ngjarjen për të zbardhur rrethanat dhe për të arrestuar autorët.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me mjet prerës një shtetas 16 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.