Categories Lajme

Ngjarja në Hamallaj, arrestohet edhe vëllai i gardistit Martin Nikolli

Policia e Durrësit ka vënë në pranga edhe një familjar të gardistit Martin Nikolli. Më herët ky i fundit u vu në pranga, ndërsa akuzohet se bashkë me familjarë të tij, kanë dhunuar anëtarë të një familjeje, fqinjë, pas një konflikti për motive pronësie. Po ashtu thuhet se gardisti, i cili u shkarkua pas ngjarjes, ka qëlluar edhe me armën e shërbimit në ajër.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve që po kryhen në lidhje me konfliktin e ndodhur paraditen e sotme, në Hamallaj, Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Po në vijim të veprimeve, nga AMP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 50 vjeç, banues në Tiranë (gardist).

Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e sotme, në Hamallaj, janë konfliktuar për motive pronësie,
duke përdorur mjete të forta, me shtetasit P. K., K. K. dhe S. K. (anëtarë të një familjeje).

Gjatë konfliktit shtetasi M. N. ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME