Categories Lajme

U pickua nga rriqrat,ndërron jetë 27-vjeçarja në Maqedoninë e Veriut

Një 27-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e pickimit nga rriqra në Maqedoninë e Veriut. Më 27 korrik laboratori i virologjisë ka vërtetuar shkakun e etheve hemorragjike Krime-Kongo tek pacientjae cila ishte e shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile.

27-vjeçarja nga fshati Kuçicë në Shtip të Maqedonisë së Veriut, ka ndërruar jetë po atë ditë për shkak të përparimit të shpejtë të sëmundjes.

Një ekip nga Departamenti i Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në bashkëpunim me një epidemiolog nga Sektori për Shëndet Publik në Shtip ka bërë një inspektim të menjëhershëm të fshatit, spitalit klinik të Shtipit dhe Kujdesit Mjekësor Emergjent në Shtip.

Për pacienten është bërë edhe anketa epidemiologjike, pas së cilës është konstatuar se ajo është pickuar nga rriqra e cila është nxjerrë në shtëpi, pas shfaqjes së simptomave.

Disa ditë pas pickimit pacientja fillimisht është shtruar në spitalin e Shtipit dhe më pas është transferuar në Shkup ku ka ndërruar jetë.Meqenëse sëmundja transmetohet edhe përmes gjakut të personit të infektuar, janë kontrolluar të gjitha kontaktet në familje dhe janë klasifikuar sipas rrezikut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME