Categories Lajme

Ngjarja në Kamëz, kush janë dy personat që ekzekutuan 30-vjeçarin, çfarë u gjet në makinë

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati ndaj Can Kariçit. Policia më pranë zbardhjes së v rasjes së 30-vjeçarit Can Kariçi në Kodër Kamëz. BW raporton se e gjithë ngjarja është regjistruar nga 4 kamera sigurie të bizneseve pranë vendit ku ndodhi v rasja. Sipas pamjeve filmike është zbuluar se autorët kanë qenë të maskuar me kapele.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave për të zbardhur krimin që tronditi mbrëmjen e së enjtes kryeqytetin. Can Kariçi rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, teksa në makinën e tij u gjet një armë. Ndërkohë pak minuta pas v rasjes policia gjeti të djegur në Institut makinën e autorëve të dyshuar. I riu u v ra mbrëmjen e kaluar, rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”. Ai u gjet në gjendje të rëndë brenda automjetit me targa të huaja, teksa ndërroi jetë rrugës për në spital.

Brenda në makinën ku ndodhej v iktima u gjet dhe një a rmë, e cila është dërguar në laborator për ekspertim. Mësohet se ai drejtonte mjetin e tij me targa gjermane, ku persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë para ‘Golf 5’, dhe e kanë qëlluar me armë.

Të dyja anët e rrugës, që lidh bathoren me Institutin kanë kamera, të cilat do të këqyren. Mes të tjerash gazetarja tha se ka dyshime se mes autorëve dhe v iktimës mund të kishte njohje, pasi nga dëshmitarët e ngjarjes, thuhet se ka pasur një komunikim të vogël verbal mes v iktimës dhe autorëve. Grupi hetimor po heton të shkuarën k riminale të viktimës, pasi sipas informacioneve të policisë, ai ishte pjesë e një grupi kriminal, ku bënin pjesë edhe dy v iktimat e nëntorit në Astir, Erigers Mihasi dhe Armand Dumani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME