Categories Bota

Ngjarja në Kongresin Amerikan/ Reagon Obama: Moment çnderimi për kombin amerikan

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se historia do ta mbajë në mend sulmin e sotëm në Kongres si një “një moment të çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë”. Obama tha se sulmi është nxitur nga “një president, i cili vazhdon të gënjejë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme”.

“Por, ne do të talleshim me veten nëse do ta trajtonim atë si befasi totale”, tha Obama, për të shtuar se rrëfimet e republikanëve i kanë çorientuar ndjekësit e tyre, në lidhje me të vërtetën e zgjedhjeve të 3 nëntorit. Në lidhje ngjarjet në ‘Capitol Hill’, ka reaguar dhe kryeministri britanik Boris Johnson, i cili i ka cilësuar si skena të turpshme aktet skenat e dhunës në institucionet kryesore ligjvënëse në ShBA.

“Skena të turpshme në Kongresin Amerikan. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë për demokracinë në të gjithë botën dhe tani është thelbësore që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit”, shkroi Johnson në Twitter. Kujtojmë se demokrati Joe Biden është shpallur fitues i zgjedhjeve, por presidenti aktual, Donald Trump, nuk i ka pranuar rezulatatet, ashtu si edhe disa republikanë të tjerë.

Ata vazhdimisht kanë bërë pretendime të pabaza për mashtrime zgjedhore. Obama u bëri thirrje udhëheqësve republikanë që “të zgjedhin Amerikën”. Të mërkurën, mbështetës të dhunshëm të Trumpit sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan, e cila po mbante një seancë për konfirmimin e presidentit të zgjedhur, Biden.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME