Categories Lajme

Ngrihen shitjet e apartamenteve, kërkesat ulen me 50%, ja pse

Kriza që pritet të shkaktohet nga koronavirusi në ekonomi pritet të ndjehen dhe në tregun e pasurive të paluajtshme. Ekspertët që merren me tregun e shitjeve pohojnë për gazetë Shqip se aktualisht po flitet për një ngrirje të tregut të shitblerjes së pasurive të paluajtshme, por edhe për qiratë e banesave. Dritan Ballgjini, ekspert në tregun e pasurive të paluajtshme i Century 21 thotë për Gazeta Shqip se çdo gjë ka ngrirë, pasi njerëzit ndihen të pasigurt se çfarë i pret. Shumë prej studentëve dhe të huajve janë larguar nga Shqipëria dhe se apartamente të shumta janë për t’u dhënë me qira.

Për këtë arsye, Ballgjini shprehet se po rritet stoku i ambienteve me qira si apartamente dhe biznese. E  njëjta situatë shihet edhe sa i përket shitjes së apartamenteve, ka një rritje të madhe të stokut. “Do duhet dhe pak kohe të kuptojmë si do shkojë trendi. Si blerësit dhe shitësit për momentin janë ulur në llogoret e tyre dhe presin çfarë do të ndodhi. Patjetër që do të ketë ulje të çmimeve, nuk do të jetë kjo situatë”, thekson Ballgjini. Kriza duket se është ndjerë në Shqipëri edhe më herët, pasi eksperti thekson se “nga një vit më parë ka mbi 50%  ulje të kërkesave”. Rigerls Gjikdhima, ekspert i pasurive të paluajtshme  i Real Deal Properties, shprehet për Gazeta Shqip se “aktualisht tregu ka një rënie që vijon nga 50-70%, krahasuar me periudhën përpara”. Sipas tij, njerëzit janë ende në pritje dhe akoma nuk e kanë një reflektim për situatën që po kalojnë aktualisht. Këtu bëhet fjalë për ato persona që kanë nxjerrë në shitje pasuritë e tyre, por që nuk kanë lëvizuar çmimet e tyre të shitjes.

“Për këtë arsye dhe për t’u sensibilizuar me situatën , kemi ndërmarrë dhe nismën për përgjysmin e komisioneve. Aktualisht tregu është i “mpirë” pasi pasojat do jenë besoj të shtrira dhe për një periudhe 6 mujore, sidomos ne aspektin imobilar, prandaj dhe uljet nuk kanë krijuar një realitet të qartë dhe të saktë”, shprehet Gjikdhima. Kriza globale e shkaktuar  pritet të ndikohet në Shqipëri pas tre apo katër muajsh, që do të pasohet me uljen e fuqisë blerëse. Pra në shtator pritet të ketë një krizë më të fortë në tregun e imobilar.

“Akoma pronarët nuk kanë kuptuar që kjo është një krizë globale. Që patjetër do të reflektohet dhe në tregun imobilar, sidomos lidhur me faktin që rreth 40-50% e tregut imobilar varet nga emigracioni dhe të ardhurat që ata sjellin. Ne konkretisht, por mendoj dhe agjencitë e tjera gati 50 % të shitjeve i kemi me klient emigrant”, thekson Gjikdhima.

Pra reminatancat do të ndikojnë edhe në tregun e pasurive të paluajtshme, ku dhe agjencitë parashikojnë humbje, e kjo duket se ka bërë që të ndikojnë në vendimet e tyre si në uljen e pagesës së komisioneve. Por vetë këto agjencia kanë pësuar goditjet e para, pasi kanë mësohet se kanë ulur edhe numrin e punonjësve, agjentëve dhe madje pagat dhe kjo për të mos falimentuar biznesin e tyre. Për këtë disa agjenci po ofrojnë një ulje të komisioneve deri në 50%  për tre muaj që vijnë.

Por kjo situatë shihet edhe për një mundësi  e artë për shqiptarët që të përfitojnë nga kjo krizë. Dhe ekspertët parashikojnë pas tre muajsh mund të ketë edhe ulje të çmimeve të apartamenteve për shkak të kësaj ngrirje dhe për mungesën e fuqisë blerëse. “Emigrantët kanë kohë që nuk sjellin remitanca të mjaftueshme edhe ata që presin rastin që të bien çmimet. Askush nuk e di, por situata do jetë e tillë që nëse njerëzit humbasin punën, normalisht dhe kredia do ketë probleme”, shprehet Ballgjini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të djegë gruan dhe fëmijët me benzinë, ja kush është 54-vjeçari i arrestuar në Kamëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz një ditë më parë. Policia bën të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konfirmohet murtaja afrikane e derrave, Ministria e Bujqësisë: Janë identifikuar disa raste në një fermë në Lezhë

Konfirmohen raste të prekjes së derrave të butë nga murtaja afrikane në Shqipëri. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC, dërgohen për gjykim 4 personat që trafikuan 1 ton marijuanë

SPAK ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim dosjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si parashikohet të jetë moti sot

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN është shprehur se ditën e sotme pritet një rënie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME