Categories Lajme

Ngritja e SPAK-ut, flet Petrit Vasili: Kur t’u japë përgjigje dosjeve “184” dhe “339” do ta brohoras

SPAK-u ka nisur punën, por nga ana e opozitës ende nuk ka një besumeshmëri se ky institucion i ri i drejtësisë do të veprojë në mënyrë të pavarur. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se kur ky institucion ti japë përgjigje dosjeve 184 dhe 339 ku janë të implikuar ministra dhe vetë kryeministri atëherë do ta duartrokasë dhe brohorasë para këtij institucioni.

Petrit Vasili: Ka një provë, ka ca dosje të mëdha atje, 184, 339 të cilat janë shfletuar në media botërore. SPAK-u u jep dot përgjigje? Në rast se i jep përgjigje dhe unë shikoj të tërë këta ministra që thonë “tërmet tërmet, ruani votat”, kryeministri që thotë “hë e realizove planin” dhe do i shikoj këta njerëz para hekurave unë jo do duartrokas, por do brohoras para SPAK. Deri ditën që këtë punë nuk e kanë kryer unë nuk kam asnjë gram besim.

E dyta, unë kam parë njerëz që kanë sakrifikuar një vit te unaza e re për një korrupsion. Kur unë të shoh që kusarët e unazës së re apo ata të teatrit, hajdutët që duan të pastrojnë paratë e teatrit të vënë brenda unë do ta brohoras SPAK-un.

Beti Njuma: Keni frikë se SPAK mund të godasë edhe figura nga e djathta?

Petrit Vasili: Të bëjë detyrën po i kërkojmë, por në rast se këto nuk ndodhin dhe do marrin për të treguar planin e punës që kam këtë dosjen se ishte ky trafikanti…ne trafikantin e kemi në majë të pushtetit. Ja ku i kemi çështjet i rreshtova./OraNews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME