Categories Lajme

Ngujimi i studentëve, nuk dalin nga auditoret as në fundjavë

Ngujimi i studentëve nëpër auditore i nisur të enjten ka vazhduar edhe në fundjave në Fakultetin Ekonomik dhe atë të Drejtësisë në kryeqytet. Studentët shprehen për vijim të bojkotit deri në përmbushjen e plotë të kërkesave.

Ngujimi i studentëve vijoi edhe në fundjave në Fakultetin Ekonomik dhe në atë të Drejtësisë. Porta e gardhit rrethues të Ekonomikut ishte e kyçur. Këtë herë dryni nuk ishte vënë nga studentët, por nga punonjësit e policisë private, me argumentin se institucioni është në ditë pushimi. Jashtë rrethimit qëndroi edhe një grup studentësh. Ata refuzuan të komentonin arsyen e qëndrimin e tyre pranë fakultetit.
“Ju lutem, pak më vonë”, dëgjohet të thotë njëri nga studentët.
Porta e rrethimit qëndroi e mbyllur dhe tek Fakulteti i Drejtësisë, ku numri i të ngujuarve është më i madh. Për shkak të derës së kyçur, hyrje-daljet bëheshin falë dritares.
“Të gjithë studentët do të bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin. Të gjitha fakultetet do të bashkëbisedojnë. Studentët do të dalin me një vendim të përbashkët ku do të vendosim se çfarë do të bëhet në ditët e ardhshme. Kjo kauze konsiderohet akoma shumë e fortë dhe nuk është se i ka rënë fryma. Por thjesh shumica e studentëve janë në bojkot”, tha një student.
Më tej një studentë u shpreh se: “Ne kemi bërë votime nëpër fakultete dhe shumica dërmuese janë për të vazhduar bojkotin dhe ngujimin”.
Ngujimi i studentëve në auditorët e fakulteteve nisi të enjten. Gjatë ditëve të para u regjistruan dhe ndisa përplasje mes tyre dhe punonjësve të policisë, të cilët u futën brenda auditorëve./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME