Categories Lajme

Nipi mbyti gruan me jastëk/ “Është punë mes çiftit”, rrëfehet tezja: Kishin debate për xhelozi, ja ç’na tha Alvini pas krimit

Historia e krimit të rëndë brenda familjes në Gramsh, ku burri mbyti gruan me jastëk, duke e lenë të vdekur në vend, është kthyer sot në emisionin ‘Me zëmër të hapur’ në ‘News24’ të gazetares Evis Ahmeti.

Autori Alvin Hysa, banonte në Grekan të Gramshit, Gurije Hysa, ndërsa mbyti nënën e tre fëmijëve të tyre, të cilët janë sot 9, 12 dhe 14 vjeç. Tezja e autorit rrëfeu se vet Alvini që në moshën 17-vjeçare kurohej nga probleme të shëndetit mendor.

Por edhe pse autori kishte këto probleme ai në vitin 2007 u martua me Gurien dhe sollën në jetë 3 fëmijë, që aktualisht qëndrojnë me gjyshen në kushte të vështira ekonomike. Tezja e autorit, Hajria tregon se çifti ka pasur shpesh konflikte, kryesisht nga ato të xhelozisë.

Atë natë që ndodhi krimi autori ishte kthyer në shtëpi pasi qëndronte me bagëti. Sipas saj, ata nisën të kishin një konflikt pasi autori ndjente një lloj ftohje apo largim nga ana e të ndjerës, debat që përfundoi tragjik. Histori e kësaj familje e ka zanafillën kur autori ishte 17 vjeç dhe u dhunua në mënyrë barbare nga të panjohur.

“Ishin shumë mirë, hëngrën pimë, kishte parë dhe ndeshjen se lozte Shqipëria me Turqinë dhe më pas djali iku nga dhoma.I kemi thënë- ‘Ç’na bëre kështu Alvin?’. ‘Kjo është punë çifti’, na ka thënë.
Nipi im është dënuar, ka bërë dhe 8 muaj burg përpara për dhunë ndaj të ndjerës. Ishte dy vite përpara se të ndodhte ngjarja që e mbyti me jastëk më 23 mars 2019.

Zonja lajmëroi policinë dhe u largua te familja e saj, ndërsa policia mori atë dhe ai u dënua me 8 -muaj burg. Ribashkimi ndodhi se e ndjera nuk kishte vend, nuk ndihej mirë te babai aty ku ishte, nuk kishte gjendje ekonomike. I tha kunata e vet që do të rikthehet te Alvini.”, tha tezja e autorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi javor/ Zbulo ç’kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi Të reja të papritura do të vijnë në jetën tënde, Dash! Së pari, Afërdita…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Keni privatizuar llixhat në Kolonjë”, Xhaçka i kthehet deputetes së PD: Do guxim të flasësh broçkulla!

Vijojnë debatet në seancën e sotme plenare. Gjatë seancës, dy deputetet Sorina Koti nga PD…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetër aksident i frikshëm në Qafë Thanë-Pogradec/ Makina përplaset me murin e banesës, më pas me një shtyllë ndriçimi

Një tjetër aksident regjistrohet në aksin rrugor Qafë Thanë – Pogradec. Mësohet se aksidenti ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Majko replika me opozitën: Do të qëndroni brenda sistemit, apo do të dilni te rruga?

I ashpër ka qenë sot deputeti socialist Pandeli Majko gjatë fjalës së tij në Kuvend,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Me pistoletën poshtë jastëkut, 85-vjeçarit i futen në shtëpi dy shqiptarë. Njëri prej tyre përfundon në spital

Një ish-financier 85-vjeçar u përball me një grabitje në shtëpinë e tij në Bergamo, duke…

LEXO ME SHUME