Categories Lajme

Nis asfaltimi i aksit Kuç-Qeparo

Punimet për zbatimin e projektit të ndërtimit të rrugës së Lumit të Vlorës, po ecin me ritme të shpejta. Bashkia e Himarës ndau sot pamje nga loti Kuç-Qeparo, ku është hedhur shtresa e parë asfaltike.

“Një tjetër premtim i mbajtur! Një tjetër detyrë e realizuar! Edhe një rrugë tjetër e shtruar i shtohet rrugëve të sigurta dhe të paqta të Bashkisë Himarë. Qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit mbajti premtimin e rradhës ndaj popullit të Himarës”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Rruga e Lumit të Vlorës dhe ajo Gusmar-Kuç do të kthejë Labërinë e Sipërme nga zona më e izoluar e vendit në udhëkryq të turizmit.

Përveç lidhjes së fshatrave të krahinës me Vlorën, projekti ka për qëllim të lidhë Vlorën me Himarën dhe të krijojë akses më të afërt dhe të shpejtë për Gjirokastrën e Tepelenën drejt bregdetit të jugut

Përfundimi i këtij investimi do t’i japë zhvillim ekonomik të gjithë fshatrave përmes agroturizmit, shkurton distancën nga Vlora dhe ofron një rrugë alternative piktoreske me destinacion bregdetin e jugut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME