Categories Lajme

“Nis degë të re, Fizioterapi”, denoncuesit i nxjerrin të pavlefshëm Bachelorin dhe Masterin: Kam bërë gjithë atë sakrificë

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan është drejtuar një ish-student i Universiteti UFO, sot Albanian University. Në vitin 2010 ai ka filluar studimet për “Infermieri të Përgjithshme” në filialin e Beratit.

Pas përfundimit të studimeve është pajisur me diplomë, ka marrë dhe licencën dhe ka punuar si infermier. Në vitin 2016, denoncuesi ka nisur “Masterin” për “Infermieri Kirurgjikale” dhe nuk ka arritur që nga viti 2017 të pajiset me diplomë, pasi nuk është matrikuluar. Përgjigja që ka marrë është se nuk i njihet as cikli i parë i studimeve.

Denoncuesi: Në vitin 2010 kam filluar programin e studimeve 3 vite Bachelor në Berat, Albanian University në programin “Infermieri e Përgjithshme”. Jam diplomuar, kam marrë diplomën, urdhrin e infermierit, jam i licencuar dhe në vitin 2015 kam nisur punën në profesion dhe më pas mendova që të bëj një Master, si gjithmonë këtu tek “UFO” në Tiranë. Më pas, e përfundova dhe Masterin 1 vit. Në 2017 e përfundova dhe dhashë pagesat e çdo gjë e bëra në kohë.

Në 2017-ën më thonë që nuk e merr dot diplomën e Masterit sepse ke probleme me dokumentacionin. Interesohem që si është problemi? Më thonë që sistemi të ka harruar dhe nuk të ka nxjerrë numër matrikuli në ministri. Më pas, u interesova me e-mail në zyrën e “Bashkëqeverisjes”, të cilët më kthejnë përgjigje që nuk e merr dot diplomën e Masterit sepse e ke të pavlefshëm Bachelorin. Dua që të gjej një zgjidhje sepse kam bërë të gjithë atë sakrificë dhe dua të marr diplomën sepse jetoj dhe jashtë shtetit dhe duhet të fus dhe dokumentat për ta konvertuar, të njihem dhe atje sipas ligjit.

Qytetari ka kërkuar një zgjidhje nga universiteti, por administratorja i ofron zgjidhjen e çuditshme që të bëjë një tjetër fakultet “Bachelor” për Fizioterapi dhe pastaj të manovrojnë për ta matrikuluar edhe për “Master”.

Administratorja Lorena Bandilli: Ti mund të vazhdosh një program tjetër studimi, që më pas të regjistrohesh në Master, në çdo program, që të intereson. Nëse je dakord të bëjmë ekuivalentim të lëndëve.

Denoncuesi: Të filloj Fizoterapi?

Administratorja Lorena Bandilli: Po!

Administratorja Lorena Bandilli: Okej! Thjeshtë për t’u regjistruar në programin e studimeve. Do jesh i fituar, sepse merr dy profesione të ndryshme nga njëri-tjetri, që dhe brenda vendit dhe jashtë vendit mund të përdoren. Do kesh dhe diplomën Master, që ti e ke bërë.

Denoncuesi: Ja e pranova këtë, unë do jem jashtë…

Administratorja Lorena Bandilli: Po mirë mo, do të jesh jashtë. Pjesa më e madhe e detyrimeve (pjesëmarrje në leksione, seminare) do të njihen, pjesa tjetër, do arrijmë në një bashkëpunim, që t’i shlyesh, ashtu siç duhet në të gjitha…

Denoncuesi: Detyrime nga ana ime (Financiare)?

Administratorja Lorena Bandilli: Detyrime financiare nuk ke!

Pas 13 vitesh, denoncuesit i digjen të gjitha, Bachelor e Master. Në fakt ajo që ka ndodhur është se UFO University ka hapur degën “Infermieri” në Berat në vitin 2010, ndërsa lincensimi nga ministria është bërë një vit më vonë, në 2011-ën.

“Stop” ju drejtua “Albanian University” dhe pritën më shumë se 1 javë për një takim me administratorin e universitetit, një takim ky që nuk u bë kurrë.

Punonjësja: Të lutem, të bëjmë një kërkesë me shkrim dhe të kthejmë një përgjigje! Ma komunikuan nga administratorja e përgjithshme.

Gazetarja: Ky problemi nuk prek vetëm një qytetar, por prek të gjithë institucionin tuaj.

Punonjësja: E kuptoj dhe keni plotësisht të drejtë!/TV Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

Detaje të reja kanë dalë nga vrasje e trefishtë në lagjen “Aeroporti i Vjetër”, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ “Zemra e mamit, deri ku je?”, nëna e mësuesit nga Devolli: E gjetëm pas 7 orëve në rrugë, shkonte për dy nxënës se i donte shumë

Vdekja e papritur dy ditë më parë e mësuesit nga Devolli, Alban Bejleri, ka tronditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U plagosën rëndë pas shpërthimit të granatës, kush janë dy të rinjtë nga Memaliaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë, ku dy persona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jetë luksi në hotele me katër yje dhe shpërndarje kokaine me skuter elektrik! Arrestohet ‘turisti’ shqiptar në Itali

Jetonte në hotel me 4 yje dhe shpërndante drogë me skuter në bregdetin e Italisë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Axhenda/ Mediat greke: Rama viziton Athinën këtë javë! Fjalim në Delphi dhe takim me Mitsotakis?

Mediat helene shkruajnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të nisë një vizitë disa-ditore…

LEXO ME SHUME