Categories Lajme

Nis dhënia e dëmshpërblimeve për familjet nga tërmeti

Për familjet e prekura nga tërmeti në Shijak nis sot dhënia e dëmshpërblimit, për riparimin e banesave të tyre. Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, theksoi se “me kalimin e granteve të rindërtimit të gjithë familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar në shkallën DS1, DS2 dhe DS3 mund të përfitojnë shumën e caktuar në bazë të dëmit që i është bërë”.

Sipas tij, shuma është përcaktuar nga vlerësimi që i është bërë dëmeve të banesave të familjeve që kanë aplikuar te portali “Shtëpia ime”. “Madje jemi treguar të kujdesshëm dhe kemi zgjedhur përfituesit që i takojnë kësaj kategorie, ndërsa listat janë vendosur në këshillin bashkiak”, – shtoi Arbana.

I pyetur sa familje përfitojnë nga ky dëmshpërblim, Arbana tha se “në bashkinë Shijak janë 1174 banesa individuale dhe 27 banesa kolektive, pra pallate që përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit. Punimet, qytetarët mund t’i bëjnë vetë apo dhe me bashkinë dhe qeveria i subvencionon në bazë të aktit normative”.

Lidhur me shpërndarjen e këtyre pagesave te qytetarët, Arbana u shpreh se “qytetarët e prekur nga tërmeti në nivelin DS1, DS2 dhe DS3 siç e përmenda më lart, mund të paraqiten pranë bashkisë ose njësive administrative ku jetojnë për të lidhur kontratën për përfitimin e shumës që i takon në bazë të vlerësimit që i është bërë paraprakisht për dëmin e banesës. Duhet të paraqiten me një kartë identiteti dhe një numër llogarie bankare. Qeveria shqiptare ka miratuar rreth 513 milionë lekë vetëm për bashkinë tonë për vitin 2020”.

“Falë mbështetjes së Kryeministrit, Qeverisë shqiptare dhe punës së palodhur të stafit ne ja kemi dalë për të finalizuar me sukses edhe këtë fazë të Rindërtimit. Në emër të gjithë familjeve të prekura nga tërmeti falenderoj Kryeministrin për mbështetjen që na dha për një shpresë të re që i ka sjellë Shijakut”, – tha Arbana.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME