Categories Lajme

Nis për herë të parë dhënia e kredive studentore, jepet pa kolateral dhe mund të shlyehet pas studimeve

Studentët në Shqipëri për herë të parë këtë vit kanë mundësi të marrin kredi dhe ta shlyejnë atë pas përfundimit të universitetit.

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë njofton se aplikimet janë hapur. Çdo student me kombësi shqiptare që nuk përfiton bursë të plotë apo përjashtim nga tarifa mund të plotësojë këtë formular e së bashku me një listë dokumentash ta dërgojë atë në AKFAL.

Ledina Merkaj, drejtore, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë: Kredia studentore jepet pa kolateral, financimi bëhet me dy këste, dy herë në vit. Detyrimi i shlyerjes së kredisë fillon pas tre vitesh kur janë të ciklit të parë, pas dy vitesh kur janë të ciklit të dytë dhe pas 5 vitesh për programet e integruara.

Kredia studentore do të mbulojë tarifën e studimit si dhe kostot e jetesës, që përllogaritet në masën 40.000 Lekë/muaj. Në ditët e para të nisjes së aplikimeve, kryesojnë kërkesat nga të rinjtë që studiojnë në Tiranë.

Ledina Merkaj: Kemi një shtrirje edhe në universitetet rajonale, por kryesisht janë nga Tirana.

Aplikimet janë të hapura këtë muaj, brenda se cilit do të mbyllet edhe vlerësimi i listës përfudimtare të studentëve që plotësojnë kriteret.

Ledina Merkaj: Avantazhohen ata studentë që kanë dorëzuar një ofertë me masën më të ulët, kanë prioritet ato që ndjekin programet prioritare,dhe së treti janë rezultatet e studentit kërkues për kredinë studentore.

Një pjesë e normës së interesit të kredisë e cila është 6 %, do të financohet nga buxheti i shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME