Categories Lajme

Nis peticioni për ta ndryshuar, një tjetër aplikacion shfaq Kosovën pjesë të Serbisë

Një tjetër aplikacion është duke e shfaqur Kosovën si pjesë të Serbisë. Aplikacioni i njohur i filmave, ‘Netflix’ është duke i shfaqur përdoruesve kosovarë vendodhjen si pjesë të Serbisë. Sovran Hoti, një student nga Prizreni, ka marrë iniciativën e organizimit të një peticioni për t’i kërkuar kësaj platforme gjigante që ta ndryshojë lokacionin nga Serbi në Kosovë.

“Kur shqiptarët e Kosovës kyçen në Netflix, lokacioni i tyre shfaqet sikur ata të ishin në Serbi, edhe kur e përdorin Netflix-in nga Republika e Kosovës. Personalisht mua më ka ndodhur shumë herë.Unë po ashtu s’mund ta verifikoj numrin tim të telefonit sepse Kosova nuk shfaqet në listën e vendeve me kodet e tyre telefonikë. Kosova ka shpallë pavarësinë e saj nga Serbia më 17 shkurt 2008.

Që nga atëherë, 98 vende të Kombeve të Bashkuara e kanë njohur Kosovën shtet, përfshirë edhe SHBA-në. Propaganda e Serbisë për të minuar Kosovën në arenën ndëkombëtare vazhdon, veçnërisht në platformat online. Kjo duhet të ndryshojë”, thuhet në peticionin e nisur. Para pak kohësh, një peticion që Kosova të shtohet në hartën e botës i ishte drejtuar edhe kompanisë “Apple”, e cila edhe e kishte pranuar. Në të kishin nënshkruar edhe shqiptarë me famë botërore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME