Categories Lajme

Nis verifikimi i xhamave të errëta për makinat, detaje

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka njoftuar nisjen e verifikimit të automjeteve me xhama të errëta.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njofton se dokumentacioni përkatës, pra certifikata e errësimit të xhamave e lëshuar nga prodhuesi, duhet të dorëzohet përmes Formularit të Deklarimit të Subjekteve brenda datës 31 dhjetor 2021.

Bëhet e ditur se mosrespektimi i këtij afati, sjell heqjen nga lista e subjekteve të licensuara që ofrojnë shërbimin e errësimit të xhamave të automjeteve.

Sipas tij, nga verifikimi i bërë deri më tani, ka rezultuar se nga subjektet, serviset që ofrojnë këtë shërbim, janë lëshuar certifikata ISO të prodhuesit që kanë qenë afër afatit të përfundimit të vlefshmërisë.

Njoftimi i DPSHTRR

DPSHTRR, në kuadër të zbatimit sa më korrekt të kuadrit ligjor, ka nisur verifikimin e dosjeve të mjeteve që aktualisht janë të pajisur me certifikatë miratimi të errësimit të xhamave të autoveturave. Nga verifikimi ka rezultuar se nga subjektet, për të njëjtin shërbim, janë lëshuar certifikata ISO të prodhuesit të cilat kanë qënë afër afatit të përfundimit të vlefshmërisë, apo nuk kanë të pasqyruar sic duhet numrin e certifikimit sipas trupës akredituese që e ka lëshuar.

Sa më sipër, dokumentacioni përkatës (certifikata e errësimit të xhamave nga prodhuesi) duhet të përcillet përmes Formularit të Deklarimit të Subjekteve brenda datës 31 dhjetor 2021, në linkun: https://ëëë.dpshtrr.al/promovo-biznesin-tend-subjekt-i…

Mosrespektimi i këtij afati, sjell heqjen nga lista e subjekteve të licencuara që ofrojnë shërbimin e errësimit të xhamave të autoveturave. Gjithashtu, është e rëndësishme që kjo certifikatë të përkojë me markën e filmit të deklaruar nga subjekti.

DPSHTRR ju bën me dije se praktika të tilla do të jenë objekt verifikimi nga Task Forca e Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME