Është nisur nga Korça karvani i parë i ndihmave me ushqime dhe veshmbathje për në Thumanë dhe Durrës, në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti. Banorë, biznese, organizata dhe donatorë të ndryshëm nga 6 bashkitë e Qarkut Korçë janë solidarizuar dhe kanë bërë të mundur nisjen e karvanit të parë të kamionëve dhe mjeteve të tjera që në orën 06.00 të mëngjesit të së enjtes. Sportelet e bashkive do të vazhdojnë të jenë hapur gjatë gjithë ditës deri në mbrëmje për të pritur të tjera donacionet, njoftoi Bashkia Korçë.
Solidarizimi me të prekurit nga tërmeti ka qenë i menjëhershëm në të gjithë vendin, sikundër edhe nga partnerët ndërkombëtarë, Kosova dhe vendet e rajonit


