Categories Lajme

Nishani flet për teatrin

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, ka reaguar në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nishani shprehet se “Loja e pushtetit monist e më okulti në 30 vitet e fundit, me artistët për t’i përçarë, e njëjtë me sjelljen mafioze të tij ndaj revoltës së fundit studentore”.

“Korrupsioni mafioz dhe përdhosja e dinjitetit të shumicës dërrmuese të shoqërisë nuk mund të fshihet më pas maskave të propagandës komsomolase që rilindi për fat të keq ndër ne, por që po shuhet me shpejtësi, për fat të mirë, prej nesh”.
“Vetëdijen humane nuk mund ta blej dot askush !”, shkruan, ndër të tjera, Nishani.

Postimi i plotë i Nishanit

Loja e pushtetit monist e më okulti në 30 vitet e fundit, me artistët për ti përçarë, e njëjtë me sjelljen mafioze të tij ndaj revoltës së fundit studentore.
Artistët e duan, e kanë kërkuar, e mbështesin dhe e meritojnë Teatrin e ri, në respekt të pacënuar të trashëgimisë së tij historike e arkitekturore siç i rezistoi edhe diktaturës.

Por, të gjithë ata janë kundër vjedhjes së pronës së kulturës sonë, të gjithë ata janë kundër simbiozës pushtet/mafia mbi të drejtën, pronën shtetërore, trashëgiminë kulturore, dinjitetin, ligjin, të drejtën e një shoqërie të tërë.

Korrupsioni mafioz dhe përdhosja e dinjitetit të shumicës dërrmuese të shoqërisë nuk mund të fshihet më pas maskave të propagandës komsomolase që rilindi për fat të keq ndër ne, por që po shuhet me shpejtësi, për fat të mirë, prej nesh.

Vetëdijen humane nuk mund ta blej dot askush !

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME