Categories Lajme

Nisin aplikimet për në Universitet, maturantët kanë afati deri më datë 3 gusht

Janë publikuar datat e aplikimeve në programet e studimit për në universitet që do të bëjnë maturantët nga portali U-Albania.

Nga data 29 korrik deri më 3 gusht portali U-Albania do të jetë i hapur për të gjithë maturantët që të bëjnë përzgjedhjet e tyre për në Universitet.

Në mesazhin e saj Ministrja e Arsimit Evis Kushi i inkurajon studentët që të mbështeten në prirjet dhe pasionet e tyre, por gjithashtu që të konsultohen edhe me mësuesit e prindërit, në mënyrë që të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe të rrisin më shumë mundësitë për të fituar programin më të përshtatshëm për ta.

‘Do t’ju ftoja që të keni në vëmendje maksimale edhe programet e studimit që ne i kemi cilësuar si prioritet kombëtar. Siç e dini, këto programe lidhen me disa fusha të shkencave humane, mësuesisë, shkencave natyrore, inxhinierisë, bujqësisë dhe fushës së shërbimeve.

Studentët ekselentë dhe ata që zgjedhin programet prioritare do të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale, sipas parashikimeve të VKM-së Nr. 386 të miratuar në qershor të këtij viti,’ – shkruan ministrja.

Kushi nuk ka lënë pa bërë edhe një ftesë për të rinjtë dhe të rejat nga Kosova, të cilët sipas marrëveshjes së nënshkruar me Kosovën, mund të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në universitetet tona, me të drejta të barabarta njësoj si studentët në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME