Categories Lajme

Nisin përçarjet brenda opozitës, aleati i dërgon mesazhin e koduar Bashës për zgjedhjet e 25 prillit

Opozita duket se po përçahet nga dita në ditë dhe kreu i republikanëve, Fatmir Mediu bën përgjegjës për këtë kryeministrin Rama. Mediu akuzon kryeministrin shqiptar se ka bërë e po bën gjithçka për të përçarë opozitën, duke ndryshuar ligjet elektorale dhe përballë kësaj, kërkon një organizim të mirë të opozitës dhe bashkim të të gjithë faktorëve, duke i kërkuar Partisë Demokratike, se republikanët i kanë shërbyer gjithnjë të djathtës.

“Mënyra për ta larguar këtë regjim, është vlerësimi i çdo individi në opozitë, çdo qytetari, në mënyrë të padiskutueshme vlerësimi i çdo subjekti politikë opozitës, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i të gjitha forcave politike të opozitës është domosdoshmëri, partive tradicionale, partive të reja, partive opozitare, majtas dhe djathtas, bashkëpunimi me qytetarët, për të ndërtuar frymën e besimit dhe të ndryshimit në Shqipëri. Është e domosdoshme që ta bëjmë”, ka thënë Mediu.

Lulzim Basha ende nuk ka bërë një marrëveshje me aleatët se si do të kandidojnë ata dhe kjo duket se ka nxitur edhe shfaqjen e pakënaqësive në radhët e tyre. Mediu thotë se numri i votave për të dalë deputet është i njëjtë për të, si të kandidojë më vete, si edhe nëse bashkohet me PD.

“Në qofte se ka sot subjekt politik, i cili ka interesin e koalicionit, në radhë të parë është Partia Demokratike. Porsi? Do ta bëjmë thjesht si një marrëdhënie arithmetike, apo do të krijojmë një si energji brenda koalicionit, siç kemi bërë herë tjetër, për të vlerësuar ide dhe qëllime të përbashkëta, dhe për të vlerësuar individë që kanë autoritet, peshë, integritet, profesionalizëm, për të kandiduar dhe për të qeverisur vendin. Në qoftë se ne nuk do t`i kemi këto dy marrëdhënie, unë mendoj që do të jemi te mangët në angazhimin  tonë”, është shprehur ai. Kreu i republikanëve nënvizon se idetë apo programet për të qeverisur nuk do të kenë sukses nëse opozita nuk i bën ato të kuptueshme për njerëzit anë e kënd vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME