Categories Lajme

Nisin punën 60 infermjerët shqiptarë në Itali

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën me dije se 60 infermierët që kanë shkuar për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit në Itali, kanë filluar tashmë nga puna.

Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu thotë se infermierët shqiptarë po shërbejnë në zonën e Marche, në disa spitale ku po trajtohen pacientët e infektuar. “Nisin punën 60 infermierët e grupit të dytë të ekipit shqiptar, të cilët po ndihmojnë Italinë mike në këto ditë të vështira, në zonat ku ka më shumë nevojë për përballimin e situatës. Infermierët tanë po shërbejnë në Marche, në disa spitale ku trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi, krah kolegëve italianë.

Kujtojmë se 60 infermierë u nisën para ca ditësh në drejtim të vendit fqinj, për t’iu ardhur në ndihmë në përballimin e situatës. Sapo zbarkuan në Itali, infermierët u pritën në aeroport nga ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio. Ky është grupi i dytë me personel shëndetësor që niset nga Shqipëria drejt Italisë. Një tjetër grup prej 30 mjekësh dhe infermierësh janë nisur disa javë më parë drejt shtetit fqinj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME