Categories Lajme

Nisin të zgjohen shqiptarët!/ Pas Tiranës, nesër protestë masive në Durrës

Jo të gjithë e kanë luksin të blejnë një automjet të shtrenjtë të prodhuar pas vitit 2010, me një çmim relativisht të lartë krahasuar me pagat e ulëta në vend.

Pas 1 janarit 2019 në vend do të lejohen të importohen vetëm mjete të përdorura që plotësojnë standardet “Euro 5” të shkarkimeve në ajër.

Pak ditë më parë ministri i Mjedisit Blendi Klosi njoftoi se makinat e prodhuara para vitit 2010 do të ndaloheshin të hynin në Shqipëri pasi rrisnin ndotjen e ajrit dhe për të shmangur futjen e makinave për skrap në Shqipëri.

Ligji për ndalimin e importit të makinave të prodhuara para vitit 2010, prek thellësisht biznesin e vogël, gjë që çon edhe në falimentimin e tyre.

Ditën e nesërme në orën 11:00, përfaqësues të bizneseve të vogla: Xhenerikë, tapicierë, elektroaut, karrotrecët e brendshëm, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të thjeshtë, do të mblidhen për të protestuar në tregun e makinave në qytetin e Durrësit.

NJOFTIM

Diten e neserme me 14/11/2018 do te zhvillohet nje proteste paqesore e cila ka ne thelb kundershtimin e ligjit per importin e makinave te cilat kane mbi 10 vite ne qarkullim. Projektvendimi I ketij ligji eshte propozuar nga Ministri I Mjedisit z.Blendi Klosi me motivin se keto makina sjellin ndotje te larte gje e cila nuk eshte aspak e vertete sepse nese ndotja do te vinte nga keto automjete atehere koalidimet do te benin punen e tyre duke ndaluar qarkullimin e ketyre automjeteve. Ndotja e mjedisit vjen kryesisht nga fabrikat te cilat leshojne re te zeza tymi por edhe nga cilesia e dobet e naftes.

Ky vendim qe pritet te hyje ne fuqi eshte nje sulm I drejtperdrejte qe I behet biznesit te vogel dhe jo vetem, por cdo qytetari te republikes se Shqiperise I cili nuk e ka luksin te bleje nje automjet te vitit 2010-te e lart.

Bizneset e vogla te cilat preken nga ky projektligj qe con thuajse ne falimentimin e tyre jane ato qe meren me procesin funksional te automjeteve: Xheneriket, motorrist, tapicier, elektroaut , karotrecet e brendshem dhe internacional etj…

Gje e cila perkthehet ne mijera te papune te shtuar! Ndaj ju ftojme te na bashkoheni neser ne oren 11:00! Vendodhja tregu I makinave Durres!

Ju Faleminderit per mirekuptimin!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME