Categories Lajme

Një 23-vjeçar, viktima më e re nga Covid në Maqedoninë e Veriut

Nëntë viktima, 98 raste të reja dhe 104 pacientë të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Në mesin e viktimave janë dy nën moshën 30 vjeçare, respektivisht një 23 vjeçar nga Shkupi dhe një 29 vjeçar nga Strumica.

Viktima nga Shkupi evidentohet si viktima më e re si pasojë e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Më shumë raste të reja janë regjistruar në Shkup, ndërsa qytetet e tjera kanë nën 10 të infektuar.

Edhe numri i të shëruarve më i lartë është në Shkup. Indeksi i infeksionit në raport me numrin e testeve sot shënon 7 për qind. Që prej fillimit të pandemisë, Maqedonia e Veriut regjistron 15,925 persona të infektuar, 13,418 të shëruar dhe  661 viktima. Aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1,846.   Në total janë 167,760 teste për Covid-19, 1,404  vetëm në 24 orët e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME