Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në një dhomë hoteli në rrugën “Lord Bajron” në kryeqytet. Policia tha se viktima është shtetasi me inicialet H. R. Blutë thanë se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi Më datë 07.03.2022, në rrugën “Lord Bajron”, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jeta dhe pa shenja dhune, shtetasi H. R., 39 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Policia po punon për zbardhen e plotë të ngjarjes.