Categories Lajme

Sekuestrohen mbi 99 mijë euro në Rinas

Policia e Shtetit njoftoi për kontrolle intensive në aeroportin e Rinasit, si pjesë e operacioneve për parandalimin dhe goditjen e aktiviteteve të paligjshme, kanë rezultuar në procedimin e 6 shtetasve dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme parash dhe mallrash kontrabandë.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore të aeroportit, ka evidentuar dhe goditur disa raste, duke përfshirë tentativat për të nxjerrë para të padeklaruara nga Shqipëria, falsifikimin e dokumenteve dhe kontrabandën e mallrave.

Sipas njoftimit të policisë, janë sekuestruar më shumë se 99 mijë euro, 1.24 milion lekë të rinj, dy dokumente të falsifikuara dhe mallra të ndryshme të pa deklaruara. Dy shtetas janë proceduar për falsifikim dokumentesh, ndërsa një tjetër është ndaluar për tentativë kontrabande.

“Si rezultat i kontrolleve intensive në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare kanë evidentuar dhe goditur tre raste të tentativës për të nxjerrë nga Shqipëria, euro dhe lekë, pa i deklaruar sipas ligjit në kufi.

Gjithashtu, është goditur një rast i tentativës për të futur mallra kontrabandë në vendin tonë.

Si dhe dy raste të falsifikimit të dokumenteve.

Procedohen penalisht 6 shtetas.

Sekuestrohen 99 270 euro, 1.240.000 lekë të rinj, dy dokumente të falsifikuara dhe mallra të ndryshme kontrabandë.

1-Shërbimet e Policisë Kufitare të Komisariatit Rinas, kanë intensifikuar kontrollet në bashkëpunim me autoritetet doganore të aeroportit me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i kontrolleve në dalje, janë evidentuar dhe goditur tre raste të mosdeklarimit të të hollave dhe konkretisht:

1-Është proceduar penalisht shtetasi ukrainas O. R. 43 vjeç, i cili do udhëtonte nga Rinasi për në Dubai.

Gjatë kontrollit këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan 76000 euro të cilat tentoi ti nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar në kufi.

2- U procedua penalisht shtetasi shqiptar M. F., 34 vjeç, i cili do udhëtonte drejt Parisit, ku gjatë kontrollit shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan 11370 euro të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi sipas ligjit. Shtetasit te mësipërm iu refuzua dalja nga R.Sh.

3- U procedua penalisht shtetasi shqiptar A. Ch, 41 vjeç, i cili do shkonte në Bolonja, pasi gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 11900 euro dhe 1.240.000 lekë të rinj, të cilat si kishte deklaruar sipas ligjit në kufi. Shtetasit te mësipërm iu refuzua dalja nga R.Sh.

4-Njëkohësisht u proceduan penalisht për veprën penale ”Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave, ose i vizave”, shtetasit:

-D. L., 28 vjeç, banues në Kamëz. Ky shtetas  është  paraqitur tek sporteli i Policisë Kufitare, me qellim udhëtimi në Spanjë. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, Policia i gjeti një kartë identiteti Italiane me te dhënat e një shtetasi italian dhe me fotografi të ngjashme si e tij.  Nga verifikimi i kryer në laboratorin e verifikimit të dokumenteve dyshohet se këtë dokument ky shtetas e ka falsifikuar.

-E. K., 40 vjeç, i cili do udhëtonte për në Barcelonë. Në dalje të R.SH, ky shtetas u kalua për kontroll në vijën e dytë sepse  rezultonte dhe i kthyer ne kategorinë Deportiv. Nga kontrolli i kryer në çantën e shpinës  shërbimet e Policisë i gjetën një  pasaportë italiane me të dhënat e një shtetasi italian dhe me fotografi të ngjashme si fotografia e tij. Pasaporta Italiane u kalua ne laborator për ekzaminim, ku nga ekzaminimi rezultoi e dyshuar e  falsifikuar. Në këto kushte shtetasit E. K, iu refuzua dalja nga R.SH.

5-Gjithashtu, nga shërbimet e  Policisë Kufitare në bashkëpunim  me ato doganore u godit një rast i tentativës për futje të mallrave kontrabandë, ku u procedua për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”,  shtetasi S. Q. 27 vjeç, banues në Tiranë.

Punonjësit e Policisë në PKK Rinas, ndaluan për kontroll jashtë zonës doganore shtetasin S. Q., i cili po sillte mallra nga Kina. Gjatë kontrollit këtij shtetasi iu gjeten në dy valixhe dhe në një çante sportive, një sasi mallrash të ndryshme, të pa shoqëruara me fature përkatëse, të cilat  ky shtetas nuk i kishte deklaruar në zyrën doganore Rinas për zhdoganim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME