Një burrë në SHBA është konsideruar hero, pasi shpëtoi një vogëlush, i cili u hodh nga një ndërtesë që ishte përfshirë nga fl akët. Marine Phillip Blanks, një ish-futbollist thotë se ka dalë me shpejtësi nga apartamenti i tij kur dëgjoi thirrjen për ndihmë. Ai shtoi se disa persona bërtitën se ka rënë zj arr në një apartament dhe një nënë e djali i saj kanë mbetur të bllokuar. Nëna për të shpëtuar të birin, e hodhi nga ballkoni i katit të tretë, ndërsa Marine nxitoi me shpejtësi për ta pritur dhe ia doli me sukses. Raportohet se nëna e identifikuar si Jamison është dje gur për së gj alli në banesë, në tentativë për të shp ëtuar të bijën, e cila arriti të mbij etonte por me dj egie të shumta në pjesët e trupit. “Kishte zhurmë dhe zëra që kërkonin ndihmë. Dola menjëherë nga shtëpia dhe shikova që një apartament aty pranë ishte përfshirë nga fl akët. Vrapova për të ofruar ndihmën time. Nëna e vogëlushit kishte dalë në ballkonin e apartamentit që po di gjej dhe për ta shpëtuar të birin e hodhi poshtë. Me shpejtësi u drejtova drejt djalit dhe arrita që ta mbërtheja në duar. Nuk dua të më konsiderojnë hero, bëra thjesht një veprim që do ta bënte çdo qytetar. Nëna që mbeti vi ktimë në banesë është her oina e kësaj historie”, u shpreh Marine për mediat vendase.
Categories
Lajme
Një burrë në SHBA është konsideruar hero, pasi shpëtoi një vogëlush
