Categories Kuriozitete

Një dietë e varfër ushqimore është baras me kancer, e thotë ky studim

Dieta mund të ketë më shumë ndikim në rrezikun për zhvillimin e kancerit, seç mund ta mendonit, ka zbuluar një studim i ri. Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore JNCI Cancer Spectrum, në 2015 janë evidentuar më shumë se 80.000 raste të reja kanceri, të cilat lidhen me dietën e varfër.

“Kjo është e barasvlershme me 5.2% të të gjitha rasteve të kancerit invaziv të diagnostikuara në vitin 2015 në Amerikë”, thotë Dr. Fang Fang Zhang, epidemiolog i kancerit në Universitetin Tufts në Boston, njëkohësisht edhe autor i këtij studimi.

Shkencëtarët vlerësuan 7 faktorë të ndryshëm dietik: konsumi i ulët i perimeve, frutave, drithërave dhe produkteve të bulmetit, dhe konsumi i lartë i mishit të përpunuar, mishit të kuq, pijeve të sheqerosura dhe të gazuara, shkruan shëndeti online.

“Konsumimi i ulët i drithërave është faktori kryesor ushqimor i lidhur me përhapjen e kancerit në Amerikë, ndjekur nga konsumimi i ulët i produkteve të bulmetit, konsumimi i tepërt i nënprodukteve të mishit të përpunuar, konsumimi i ulët i perimeve dhe frutave, konsumimi i tepërt i mishit të kuq dhe i pijeve të sheqerosura”, thotë Zhang.

Shkencëtarët kanë zbuluar se dieta e varfër (kequshqyerja) ndikon më shumë në zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë dhe rektal.

Këshilla nga dietologët:

-Rrisni konsumin e drithërave të plotë, duke kthyer gjysmën e atyre që konsumoni në integrale. Kjo do te thotë të vendosni tërshërë, thekër, bukë të zezë, makarona dhe oriz integral, kuinoa dhe hikerror, më shpesh në ushqimin e përditshëm.

-Konsumoni 3 racione bulmet në ditë, duke preferuar më shumë kosin dhe djathin në vend të qumështit, mundësisht me yndyrë të reduktuar. Kjo do të rriste ndjeshëm parandalimin e kancerit të zorrës së trashë, duke qenë se bulmeti luan rol mbrojtës kundër këtij kanceri.

-Ulni konsumin e nënprodukteve të mishit: sallame, proshuta, salsiçe, kremviçe, pancete, mish i tymosur etj.

-Evitoni pijet e sheqerosura te fëmijët dhe adoleshentët, pasi ato lidhen me rritje të peshës trupore dhe rrjedhimisht me rritje të rrezikut nga kanceri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME