Categories Lajme

Një ditë pas takimit me Mitsotakis Rama ngre komisionin e ujërave ndërkufitare

Një ditë pas vizitës në Athinë, kryeministri Rama ka firmosur një VKM, ku aktivizon një komision të posaçëm për administrimin e ujërave ndërkufitare. Një vendim i tillë nënkupton një hap para për marrëveshjen e detit me Greqinë, duke pasur parasysh se një ndër detyrat kryesore të komisionit është për administrimin e ujërave ndërkufitare, administrimin e marrëdhënieve me shtetet kufitare për këto ujëra, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar, në marrëveshjet ndërkombëtare, konventat dhe protokollet e nënshkruara nga Republika e Shqipërisë.

Vendimi i qeverisë për “përbërjen dhe funksionimin e komisionit të posaçëm për administrimin e ujërave ndërkufitare” është ndërmarrë në mbledhjen e së mërkurës, ku komisioni përbëhet nga 7 zëvendësministra dhe kryetar është përcaktuar zëvendësministri për Punët e Jashtme, por nuk cilësohet se cili prej tyre do të drejtojë komisionin, duke qenë se aktualisht janë dy të tillë, konkretisht Etjen Xhafaj dhe Sokol Dedja. Ndërkohë, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka rolin e sekretariatit teknik të Komisionit dhe do të raportojë periodikisht te Kryeministri Rama për veprimtarinë e Komisionit.

Ngritja e këtij komisioni vjen një ditë, pasi Rama deklaroi pas takimin me homologun grek se do të vijojë të punojë me qeverinë e re të Greqisë për çështjen e kufirit detar, me shpresën se do gjendet një zgjidhje konsensuale. Në VKM nuk përmendet respektivisht kjo marrëveshje, por duket se Rama ka vendosur që të shkojë një hap më tej 9 vjet pas bllokimit të marrëveshjes së qeverisë Berisha me Greqinë, bllokim që erdhi nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila me votim unanim më 26 janar 2010 shpalli në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë “Projekt-marrëveshjen midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Vendimi i gjykatës u shpall më 15 prill 2010, vendim i cili gjykoi në themel këtë marrëveshje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME