Categories Lifestyle

Lulja Gojë-Ujku, përdorimet e panjohura mjekësore

Lulja Gojë-Ujku dhe ngjyrat e larmishme të saj zbukurojnë oborre e lulishte të shumta në vendin tonë. Kjo lule rritet gjërësisht në zonat shkëmbore të Evropës.Në vendin tonë ajo njihet si gojë-ujk ndërsa në vendet e tjera njihet si lule dragoi, lule-luani, ose lule gojë-qeni, për shkak të formës së petaleve të kësaj luleje të veçantë me emrin botanik Antirrhinums.

Në fakt, ishin Romakët e lashtë ata që e shpërndanë këtë lule në mbarë Evropën dhe në të gjithë perandorinë. Ata i dhanë lules emrin ‘leonis ora’ që përkthehet ‘goja e luanit.’ Simbolika e kësaj luleje është forca por edhe dinakëria.

Përdorimet Botanike të Lules

Lule gojë-ujku nuk vlerësohet vetëm për bukurinë dhe ngjyrat e saj. Farat e kësaj luleje prodhojnë një vaj botanik që përdoret kundër enjtjeve në trup. Gjethet dhe petalet e kësaj luleje përdoren edhe në mjekësinë popullore. Ato thahen dhe përdoren në pomada të fuqishme kundër inflamacionit.

Vlerat Shëndetësore Të Lule Gojë-ujkut

Parandalon infeksionet e lëkurës

Për shumë vite, kjo lule është përdorur në disa pomada të mira për shërimin e plagëve. Gjethet dhe petalet e lules kanë aftësi shtrënguese të poreve dhe luftojnë inflamacionin në zonën e lënduar të lëkurës. Në pikat e shitjes së bimëve medicinale mund të gjeni solucione të përgatitura me lule gojë-ujku.

Kundër të djegurave

Kjo lule përdoret edhe kundër të djegurave në lëkurë. Aplikimi i pomadës në zonën e lëkurës që ka pësuar të djegura, ofron qetësim nga dhimbjet. Kjo është arsyeja përse lule gojë ujku rekomandohet edhe kundër të djegurës nga dielli.

Pastrimi i gjakut

Lule gojë ujku përdoret për largimin e toksinave dhe helmeve nga gjaku dhe për uljen e tensionit të gjakut. Me lulet dhe gjethet e thara të lule gojë-ujkut mund të bëni një çaj si të gjithë çajrat e tjerë bimorë.

Kundër infeksioneve urinare

Bima në fjalë përdoret edhe në trajtimin e infeksioneve urinare. Përdoreni çajin e lule gojë-ujkut pas konsultimit me mjekun tuaj.

Për uljen e temperaturës

Një përdorim tjetër i kësaj luleje është ai i uljes së temperaturës së trupit. Çaji dhe lëngjet me bazë luleje gojë-ujku rekomandohen për uljen e temperaturës. AgroWeb.org ju rekomandon të konsultoheni me mjekun tuaj përpara përdorimit të çajit me lule gojë-ujku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME