Në tremujorin e ri të rezultateve financiare të 2019, që Sony publikoi ditën e sotme, kompania zbuloi se PlayStation 4 dhe varianti Pro, kanë shitur në total një shtesë prej 2.8 milion njësishë, duke rritur numrin e përgjithshëm deri në 102.8 milionë. Kjo e bën PlayStation 4, zyrtarisht konsolën e dytë më të shitur të lojrave në shtëpi, duke mposhtur rekordin e PlayStation fillestar me 102.49 milionë, megjithëse është ende larg prapa shitjes së 155 milionë njësive të PlayStation 2.
Wii i Nintendo tani është në vendin e katërt, duke arritur në 101.63 milionë njësi të shitura. Sigurisht, këtu nuk numërohen Nintendo DS dhe Game Boy. Ndërkohë, me gjeneratën e re të konsolave që afrohen me shpejtësi, të ardhurat e përgjithshme të lojërave të Sony janë ulur në këtë tremujor, siç pritej, duke rënë 17% gjatë vitit të kaluar, ndërsa fitimet bien për 28%. Kompania tani pret që të arrijë të shesë, 13.5 milion njësi PlayStation 4 gjatë këtij viti fiskal.