Categories Lajme

Një ditë vonesë në hetime shpëtuan nga burgu Aldi Ramën. Vrau nënkomisar Saimir Hoxhën

Një ditë vonesë në dërgimin e dosjes për gjykim, shpëtoi nga burgu 21-vjeçarin Aldi Rama i cili në shtator të vitit 2021 ekzekutoi me armë zjarri oficerin e Policisë së Lezhës nënkomisar Saimir Hoxha.

Për shkak të ngarkesës në punë si shkak u numrit të kufizuar të prokuroreve, organi i akuzës i dërgoj aktet e proçedimit penal pak orë në tejkalim të aftëve për të riun i cili ishte prangosur dhe vënë nën akuzë për posedim të lëndeve narkotike, pasi ju gjeten 13 gram drogë.

Por kjo mjaftoj që Gjykata e Lezhës të veprojë me shpejtësi e të lirojë nga qelia Aldi Ramen, duke vendosur ndaj tij masen e sigurisë “Arrest në shtëpi”, por kjo masë nuk e pengoi të lëvizte lirisht e të bëhej protaginist e një krimi të rëndë me vikimë një oficer policie.

Pas ngjarjes së rëndë u vu në lëvizje Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë dhe pas hetimeve të kryera doli në konluzionin se nëse do ishin ndjekur proçedurat siç duhet i riu nuk do të ishte liruar nga burgu, pavarësisht se ishte kapur vetem me 13 gram lëndë narkotike dhe për këtë çështje i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë masë disiplinore ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë dhe prokurorit të çështjes në fjalë.

Por vonesat në hetimin e çështjeve dhe në tejkalim të afateve në Prokurorinë e Lezhës apo insitucione të tjera të drejtësisë në vend nuk është diçka e re.

Kjo ndodh për shkak të numrit të kufizuar të prokuroreve, ku nga 10 që duhet të jenë në organike aktualisht organi i akuzes në Lezhë ka vetëm 4 prokuror, çka do të thotë se 1 prokurori i duhet të trajtojë rreth 600 çështje në vit 3-fish me shumë së çdo normë njerezore dhe juridike.

Kjo situata ka sjellë ngarkesë dhe kaos në punen e këtij institucioni dhe pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë për plotësim organike deri tani nuk ka patur një reagim pozitiv për ti plotësuar këto vakanca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka përfunduar me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e…

LEXO ME SHUME