Categories Showbiz

Një divë e vërtetë veshur me të zeza, Rita Ora vihet në siklet me veshjen në “Javën e Modës”

Ajo kurrë nuk ka pasur frikë të eksperimentojë kur bëhet fjalë për veshjet e saj. Dhe Rita Ora ktheu kokën nga kamerat ndërsa mbërriti për shfaqjen e markës “Fendi” në Javën e Modës në Milano në Palazzo della Civiltà Italiana në Romë të mërkurën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 29 vjeçare, shfaqi fizikun e saj të pabesueshëm veshur me një xhaketë të zezë, por pësoi një moment të sikletshëm, pak pasi mbërriti në event.

Ritës aksidentalisht i dolën të brendshmet pasi xhaketë sportive që kishte veshur, i zbuloi këngëtares kofshët për shkak të pjesës së hapur në pjesën e pasme. Xhaketa e cila kishte një prerje v në pjesën e PERPARME dhe zbuloi pak edhe nga gjoksi i këngëtares me prejardhje shqiptare.

Krijuesja e hitit “Let You Love Me” dukej e turbulluar ndërsa ajo hyri në sfilatë me një palë këpucë të zeza, kombinuar me një palë geta të shkurtra në formë rrjete. Ajo i kishte kapur flokët e saj bionde, ndërsa për aksesorë kishte vënë vathë diamanti dhe një zinxhir.

Këngëtarja u shfaq në elementin e saj ndërsa pozonte me veshjen e markës “Fendi” para se të bashkohej me Yazmin Le Bon dhe Ashley Graham në vitrinën e modës. Shtëpia italiane hapi Javën e Modës në Milano në Palazzo della Civiltà Italiana në Romë, e cila gjithashtu strehon selinë e markës.

Përpara ngjarjes WWD raportoi se shefi ekzekutiv Serge Brunschëig tha se emisioni do të jetë ‘një ngjarje fizike, me një numër të kufizuar të mysafirëve dhe një komponent dixhital, formati i së cilës po përcaktohet’.

Në pasarelë, e kuqja dhe e bardha ishin ngjyrat mbizotëruese. Modelet u drejtuan në pistë me një larmi veshjesh të tejdukshme, kostume të strukturuara dhe funde tyli. Nënshkrimi motiv i markës F u shtyp gjithashtu në një numër pjesësh nga koleksioni. Rita Ora ishte pa diskutim një nga mysafiret e cila rrëmbeu më së shumti vëmendje me dukjen e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME